Kreu i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli është takuar me kryetarin e komunës së Prishtinës Përparim Rama, gjatë vizitës së tij të nisur dje në Kosovë që ka si fokus promovimin e turizmit në Vlorë. Leli shkruan se ishte befasues transformimi i hapësirave publike që ishte bërë në Prishtinë.
“Ishte befasues transformimi i hapësirave publike që ishte bërë në Prishtinë, për vizitat që mijëra turistë do të bëjnë gjatë edicionit të 14 të Manifest. Një shembull se si e shkuara mund të shihet e shfrytëzohet, përmes instalacioneve, ndryshe nga ç’ka qenë. Ejani shiheni se sa dimensione ka Prishtina, Kryetari i Komunës, Perparim Rama, i pret të gjithë”, shkruan kryebashkiaku i Vlorës.