Koronavirusi është futur dhe në Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR).
Drejtoresha e këtij institucioni dhe një pjesë e stafit të saj janë prekur nga Covid-19.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Frida Krifca nëpërmjet një shënimi në rrjete sociale, teksa thotë se asnjë prej të infektuarve nuk ka paraqitur probleme shqetësuese, thekson se puna në institucion do të vijojë online.