Nuk zbatohet detyrimi për veprime të rregullta hetimore
Kontrollet mbi prokurorët kanë zbuluar se ata i shkelin masivisht detyrimet për veprime të rregullta e të vijueshme hetimore. Sipas raportit vjetor të kontrollit të punës së Prokurorisë, të dërguar në Parlament nga ministri i Drejtësisë, nga 32 prokurorë të kontrolluar 24 janë kapur me shkelje. Në këtë situatë, bazuar edhe në natyrën e shkeljeve, ministri i drejtësisë i ka rekomanduar Prokurorit të Përgjithshëm fillimin e procedimit disiplinor për 12 prokurorë. Ekspertët e kontrollit kanë zbuluar se e gjithë veprimtaria e prokurorëve të kontrolluar rezulton të ketë probleme me vijueshmërinë e hetimit. Tre shkeljet më të shpeshta të kapura në punën e prokurorëve janë:
mosfillimi i ndjekjes penale, shkelja e detyrimit për respektimin e afateve hetimore, si edhe respektimi i parimeve të drejtësisë dhe ligjshmërisë së veprimtarisë së prokurorit.