“Doza e tretë e Pfizer rrit imunitetin ndaj virusit”. Agjencia Amerikane e Barnave: Të mjaftueshme janë edhe dy doza – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Doza e tretë e Pfizer rrit imunitetin ndaj virusit”. Agjencia Amerikane e Barnave: Të mjaftueshme janë edhe dy doza

11:15 | 17/09/2021
në Bota, Kryesore
0

Në një dokument të lëshuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave thuhet se doza e tretë e vaksinës “Pfizer” ndaj COVID-19 e rrit imunitetin kundër virusit, por shtohet se gjithsesi regjimi aktual me dy doza siguron mbrojtje të mjaftueshme kundër rasteve të rënda të sëmundjes.

FDA-ja po shqyrton kërkesën e kompanisë “Pfizer” për të ofruar një dozë të tretë të vaksinës së saj, shkruan “Zëri Amerikës”, për të cilën prodhuesi i ilaçeve thotë se është e nevojshme në kushtet kur efektiviteti i vaksinës zbehet pas gjashtë deri në tetë muaj pas marrjes së dozës së dytë.

“Pfizer”-i i paraqiti FDA-së një studim paraprak, i cili sugjeronte se një dozë e tretë e vaksinës e dhënë te më shumë se 300 persona kishte rritur nivelin e imunitetit tre deri në pesë herë më shumë krahasuar me atë çka ofrojnë dozat e mëparshme.

Read more

Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

Kryeministrër që vetëm gënjen –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

Në studimin e “Pfizer”-it përmendej gjithashtu dhe një studim i Izraelit, botuar të mërkurën në një revistë mjekësore (“New England Journal of Medicine”), sipas së cilit nivelet e infeksionit ishin 11 herë më të ulëta te personat e moshës 60 vjeç e lart, të cilët kishin marrë dozën e tretë të vaksinës. Në studim kishin marrë pjesë rreth 1 milion persona.

“Pfizer” ka aplikuar për marrjen e autorizimit për të ofruar dozën e tretë, ndërsa varianti “Delta” shumë ngjitës i COVID19-s ka shkaktuar një rritje të re e dramatike të infeksioneve, shtrimeve në spital si dhe vdekjeve në të gjithë botën.

Por FDA-ja thotë se studimet e fundit “tregojnë se vaksinat e autorizuara aktualisht në Shtetet e Bashkuara ofrojnë ende mbrojtje kundër rasteve të rënda me COVID-19 si dhe vdekjeve”. Sot pritet mbledhja e komisionit këshillues mbi çështjen e vaksinave për të diskutuar nëse FDA-ja duhet të miratojë kërkesën e “Pfizer”.

Rekomandimi i komisionit nuk është detyrues, çka do të thotë se agjencia mund të miratojë dozën e tretë të “Pfizer” edhe nëse komisioni nuk e rekomandon një gjë të tillë.

Muajin e kaluar, FDA-ja dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomanduan një dozë të tretë të vaksinës së “Pfizer”-it si dhe “Moderna”-s për personat me sistem imunitar të dobët.

Takimi i FDA-së zhvillohet vetëm disa ditë pas një shkrimi të publikuar në revistën mjekësore “The Lancet” nga një grup ndërkombëtar ekspertësh të vaksinave, i cili e kundërshtonte ofrimit e dozave përforcuese të vaksinave ekzistuese për popullatën.

Ekspertët thonë se studimet e fundit tregojnë se vaksinat në përdorim në të gjithë botën vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje të fortë kundër virusit, përfshirë variantin “Delta”, veçanërisht kundër rasteve të rënda të sëmundjes dhe shtrimeve në spital.

Etiketa: Agjencia Amerikane e BarnaveDoza e tretë e Pfizerdy doza

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:26 | 06/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me...

Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

nga 27
08:06 | 06/06/2026
0

Arben Malaj, një prej figurave kryesore në PS për të paktën dy dekada, ka refuzuar kategorikisht çdo lloj vlerësimi nga...

Kryeministrër që vetëm gënjen –

Kryeministrër që vetëm gënjen –

nga 27
07:56 | 06/06/2026
0

Një tjetër episod mashtrimi është regjistruar këtë të premte në qytetin e Vlorës, aty ku Edi Rama zhvilloi një takim...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

nga 27
07:42 | 06/06/2026
0

Dashi Përpiquni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Edhe me fjalë nëse është e mundur thoni se jeni të disponueshëm për...

Para
Mediu: Rama burgos qytetarët, opozita të çojë shoqërinë në këmbë

Pa praninë e palëve, Apeli i GJKKO-së merr sot vendimin final për Fatmir Mediun

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:26 | 06/06/2026
Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

08:06 | 06/06/2026
Kryeministrër që vetëm gënjen –

Kryeministrër që vetëm gënjen –

07:56 | 06/06/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

07:42 | 06/06/2026
Kthjellime dhe alternime vranësirash –

Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026

07:35 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –
  • Kryeministrër që vetëm gënjen –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026
  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com