Dosja Buci, Shkëlzeni tentoi të vrasë aktorin, i ati çmontoi pistoletën, u dënua me 8 muaj burg – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dosja Buci, Shkëlzeni tentoi të vrasë aktorin, i ati çmontoi pistoletën, u dënua me 8 muaj burg

12:51 | 09/09/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Vrasja e Eglantina Bucit nga i vëllai dhe i ati i saj, Shkëlzen dhe Faik Buci, duket se nuk është krimi i parë që babë e bir kanë kryer në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Edhe pse të akuzuar për vepra të ndryshme penale, Faik Buci, rezulton i dënuar lidhur me tentativën e vrasjes së aktorit Mishel Prela, e ndodhur tre vite më parë në kryeqytet, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, raporton gazetarja e Abc News, Xhensila Kodra.

Në vendimin përfundimtar dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, të cilin ABC News e ka siguruar të plotë, rezulton se Faik Buci është dënuar me 1 vit burg për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, por me gjykimin e shkurtuar, dënimi iu ul në tetë muaj heqje lirie.

Sipas organit të akuzës, Faik Buci, kishte çmontuar pistoletën e përdorur në atentatin ndaj aktorit Mishel Prela, dhe e kishte vendosur mbi tavolinë. Fillimisht, ai i deklaroi Policisë se armën e kishte gjetur në një çantë në oborrin e shtëpisë, por më pas rezultoi se armën e kishte marrë në çantën ku mbanin veglat e punës.

Read more

Ndëshkim maksimal për autorin –

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK –

Trumpët ndërtojnë ‘parajsë private’ në Shqipëri, mua më sulmojnë për pikturat –

Operacioni që përfundoi në tragjedi, publikohen fotot e efektivit të vrarë dhe kolegut të plagosur –

Si pjesë e kësaj dosje, u dënua si autori kryesor i kësaj ngjarjeje, i biri i tij, Shkëlzen Buci. Vetëm për veprën penale “vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”, Shkëlzen Buci u dënua me 15 vite burg.

Me pesë vite të tjera u dënua për veprën penale “armëmbajtje pa leje” dhe në bashkimin përfundimtar të dy veprave penale u dënua me 18 vite burg, të cilat me uljen e 1/3 të dënimit kaloi në dënimin përfundimtar me 12 vite burg.

Për të kryer atentatin ndaj Mishel Prelës, Shkëlzen Buci, bashkëpunoi me një tjetër person, i cili tashmë ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë pasi ndihmoi Policinë dhe Prokurorinë për zbardhjen e vrasjes së Eglantina Bucit. Për të njëjtën vepër penale atë të tentativës së vrasjes, që Shkëlzen Buci u dënua me 15 vite burg, bashkëpunëtori i tij u dënua me 4 vite, e thënë ndryshe, 11 vite më pak.

Përveç kësaj vepre penale dëshmitari u shpall fajtor edhe për “prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje të armëve të ftohta. Për të dy këto vepra penale, ai u dënua me 4 vite burg dhe me gjykimin e shkurtuar dënimi i shkoi në 2 vite e tetë muaj./abcnews.al/

Etiketa: Faik BuciVrasja e Eglantina Bucit

Të Lidhura

Ndëshkim maksimal për autorin –

Ndëshkim maksimal për autorin –

nga 27
09:44 | 04/06/2026
0

Pas ngjarjes së rëndë në Maliq ku humbi jetën një efektiv i forcave Shqiponja dhe u plagos një tjetër gjatë...

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK –

nga 27
09:38 | 04/06/2026
0

Ish futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të enjte (4 qershor) në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, në kuadër...

Trumpët ndërtojnë ‘parajsë private’ në Shqipëri, mua më sulmojnë për pikturat –

Trumpët ndërtojnë ‘parajsë private’ në Shqipëri, mua më sulmojnë për pikturat –

nga 27
09:28 | 04/06/2026
0

Djali i ish-presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, ka komentuar në rrjetin social X mbi projektin e Jared Kushner dhe...

Operacioni që përfundoi në tragjedi, publikohen fotot e efektivit të vrarë dhe kolegut të plagosur –

Operacioni që përfundoi në tragjedi, publikohen fotot e efektivit të vrarë dhe kolegut të plagosur –

nga 27
09:10 | 04/06/2026
0

Janë publikuar fotot e dy punonjësve të Policisë së Shtetit që u përfshinë në operacionin e zhvilluar mëngjesin e së...

Para
3-vjeçari në Durres sëmuret në kopsht, vdes në spital

Përfshihet nga flakët Urgjenca e Spitalit të Durrësit, evakuohen pacientët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndëshkim maksimal për autorin –

Ndëshkim maksimal për autorin –

09:44 | 04/06/2026
Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK –

09:38 | 04/06/2026
Trumpët ndërtojnë ‘parajsë private’ në Shqipëri, mua më sulmojnë për pikturat –

Trumpët ndërtojnë ‘parajsë private’ në Shqipëri, mua më sulmojnë për pikturat –

09:28 | 04/06/2026
Operacioni që përfundoi në tragjedi, publikohen fotot e efektivit të vrarë dhe kolegut të plagosur –

Operacioni që përfundoi në tragjedi, publikohen fotot e efektivit të vrarë dhe kolegut të plagosur –

09:10 | 04/06/2026
Dy viktima me armë zjarri në Korçë, ja ç’thotë Policia –

Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie dhe plagoset një tjetër –

08:16 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndëshkim maksimal për autorin –
  • Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK –
  • Trumpët ndërtojnë ‘parajsë private’ në Shqipëri, mua më sulmojnë për pikturat –
  • Operacioni që përfundoi në tragjedi, publikohen fotot e efektivit të vrarë dhe kolegut të plagosur –
  • Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie dhe plagoset një tjetër –
  • Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndëshkim maksimal për autorin –
  • Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com