Dosja Balluku/ Nga Salillari te Abazi dhe Sako, ja emrat e biznesmenëve që do të thirren në SPAK – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dosja Balluku/ Nga Salillari te Abazi dhe Sako, ja emrat e biznesmenëve që do të thirren në SPAK –

12:16 | 16/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Shtëpia e Bardhë vendos për Shqipërinë, Eric Wendt kandidati për ambasador

Renditja/ Vllaznia zyrtarisht në ‘Final Four’, Elbasani në vend të dytë, garë e fortë në fund të tabelës –

Leksion futbolli nga Elbasani, Partizani dorëzohet përballë 10 lojtarëve –

Operacion i Prokurorisë në Tiranë, goditen 3 Call Center-a, disa të arrestuar –

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndaj zv/kryeministres së pezulluar Belinda Balluku kanë hyrë në një fazë të re, me marrjen në pyetje të disa biznesmenëve që kanë përfituar fonde publike përmes tenderave të fituar në lote të ndryshme të ndërtimit të Unazës së Madhe.

Sipas burimeve, faza e pyetjeve ka nisur menjëherë pas kontrolleve të ushtruara në bizneset përkatëse dhe sekuestrimit të aparateve telefonike dhe pajisjeve kompjuterike. Një pjesë e këtyre pajisjeve është kqyrur, ndërsa të tjera janë dërguar për ekspertim në laboratorin e ekspertizës kibernetike pranë SPAK.

Biznesmeni i parë i thirrur për të dëshmuar ka qenë Ram Geci, i cili u paraqit në SPAK javën e kaluar dhe u mor në pyetje nga një oficer i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ndërkohë, në pritje të fletë-thirrjeve janë edhe biznesmenë të tjerë që, sipas hetimeve, kanë zhvilluar takime apo komunikime me Ballukun në kohën kur ajo drejtonte Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Lista e personave që pritet të thirren për të dëshmuar përfshin emra si Sindi Dushku, drejtoresha e kabinetit të Ballukut, Sadik Ismailaj i kompanisë “Alb-Star”, Pëllumb Salillari, Ilir Shtufi, Gëzim Dani, Paqsor Buzi, Ylli Senka, Kujtim Arifaj, si dhe Bledar Starova, Eduart Çohadari, Ardit Metaliaj, Iljan Metaliaj, Çuman Sejdiaj, Gramos Dalipi, Bledar Lloshi, Giovanni Pascale, Vladimir Pjetërgjokaj, Enea Kaçi, Basri Troci, Besmir Çako, Ervis Toska, Ergys Senka, Spartak Demiraj, Leonard Proko, Arbër Abazi dhe Artan Sako.

Sipas burimeve pranë prokurorisë, këta persona kanë përfituar tendera në ministrinë që drejtohej nga Balluku, ndërsa në disa raste dyshohet për takime me qëllim ndarjen e loteve për punimet në ndërtimin e Unazës së Madhe. Aktualisht, asnjë prej biznesmenëve të përmendur nuk është marrë zyrtarisht nën hetim.

Ndërkohë, SPAK ka marrë zyrtarisht të pandehur Belinda Ballukun për akuzat që lidhen me paracaktimin e fituesve në tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe për shkelje në shtatë procedura që lidhen me dosjen e Unazës së Madhe. Më 31 tetor, ndaj saj u caktua masa e ndalimit të daljes jashtë shtetit dhe pezullimi nga detyra si ministre dhe zv/kryeministre.

Pas përplasjes institucionale me qeverinë në Gjykatën Kushtetuese, SPAK ka kërkuar nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e saj. Kërkesa ende nuk është shqyrtuar, pasi Komisioni i Mandateve e ka shtyrë disa herë mbledhjen përkatëse.

Të Lidhura

Shtëpia e Bardhë vendos për Shqipërinë, Eric Wendt kandidati për ambasador

Shtëpia e Bardhë vendos për Shqipërinë, Eric Wendt kandidati për ambasador

nga 27
22:14 | 13/04/2026
0

Eric Wendt, nga Kalifornia, është nominuar si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën...

Renditja/ Vllaznia zyrtarisht në ‘Final Four’, Elbasani në vend të dytë, garë e fortë në fund të tabelës –

Renditja/ Vllaznia zyrtarisht në ‘Final Four’, Elbasani në vend të dytë, garë e fortë në fund të tabelës –

nga 27
22:08 | 13/04/2026
0

Bylis-Dinamo dhe Elbasani-Partizani ishin ndeshjet që mbyllën javën e 31 të Kategorisë Superiore dhe në përfundim të saj është dhënë...

Leksion futbolli nga Elbasani, Partizani dorëzohet përballë 10 lojtarëve –

Leksion futbolli nga Elbasani, Partizani dorëzohet përballë 10 lojtarëve –

nga 27
21:50 | 13/04/2026
0

Java e 31 e Kategorisë Superiore u mbyll me fitoren e Elbasanit në sfidën me Partizanin me rezultatin 3-0, një...

Operacion i Prokurorisë në Tiranë, goditen 3 Call Center-a, disa të arrestuar –

Operacion i Prokurorisë në Tiranë, goditen 3 Call Center-a, disa të arrestuar –

nga 27
21:38 | 13/04/2026
0

Prokuroria e Tiranës ka goditur 3 call center-a në kryeqytet. Një prej tyre mësohet se ndodhej në rrugën e Kavajës,...

Para
Kushte skandaloze! Qendra shëndetësore në Fier me myk, rrezik për pacientët dhe stafin mjekësor –

Kushte skandaloze! Qendra shëndetësore në Fier me myk, rrezik për pacientët dhe stafin mjekësor -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shtëpia e Bardhë vendos për Shqipërinë, Eric Wendt kandidati për ambasador

Shtëpia e Bardhë vendos për Shqipërinë, Eric Wendt kandidati për ambasador

22:14 | 13/04/2026
Renditja/ Vllaznia zyrtarisht në ‘Final Four’, Elbasani në vend të dytë, garë e fortë në fund të tabelës –

Renditja/ Vllaznia zyrtarisht në ‘Final Four’, Elbasani në vend të dytë, garë e fortë në fund të tabelës –

22:08 | 13/04/2026
Leksion futbolli nga Elbasani, Partizani dorëzohet përballë 10 lojtarëve –

Leksion futbolli nga Elbasani, Partizani dorëzohet përballë 10 lojtarëve –

21:50 | 13/04/2026
Operacion i Prokurorisë në Tiranë, goditen 3 Call Center-a, disa të arrestuar –

Operacion i Prokurorisë në Tiranë, goditen 3 Call Center-a, disa të arrestuar –

21:38 | 13/04/2026
Pengmarrje për paratë e Call Center-it, zbardhen lidhjet e Florian Sulës me grupin e Amand Josifit –

Pengmarrje për paratë e Call Center-it, zbardhen lidhjet e Florian Sulës me grupin e Amand Josifit –

21:00 | 13/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Shtëpia e Bardhë vendos për Shqipërinë, Eric Wendt kandidati për ambasador
  • Renditja/ Vllaznia zyrtarisht në ‘Final Four’, Elbasani në vend të dytë, garë e fortë në fund të tabelës –
  • Leksion futbolli nga Elbasani, Partizani dorëzohet përballë 10 lojtarëve –
  • Operacion i Prokurorisë në Tiranë, goditen 3 Call Center-a, disa të arrestuar –
  • Pengmarrje për paratë e Call Center-it, zbardhen lidhjet e Florian Sulës me grupin e Amand Josifit –
  • U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shtëpia e Bardhë vendos për Shqipërinë, Eric Wendt kandidati për ambasador
  • Renditja/ Vllaznia zyrtarisht në ‘Final Four’, Elbasani në vend të dytë, garë e fortë në fund të tabelës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com