Zëvendëskryetari i KQZ-së, Hysen Osmanaj ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra çka nënkupton se ai do të vazhdojë mandatin si anëtar i thjeshtë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komisionit, Klement Zguri i cili shprehet se “…sot pas mbledhjes së KQZ-së u njoftova që zv/kryetari i KQZ-së, z. Osmanaj, ka dhënë dorëheqjen”.
Në këtë mënyrë i hapet rruga ish kryetarit të KQZ-së, Denar Biba, që pasi la këtë pozicion pas paktit Rama- Basha, të marrë postin e nënkryetarit.
Ende nuk dihen shkaqet e dorëheqjes së Osmanajt. Ai u zgjodh në këtë detyrë më 1 dhjetor 2016, me propozim të Partisë Demokratike.