Silvana Pani, Esmeralda Cami, Përparim Vukaj dhe Artan Shtrunza kanë paraqitur dorëheqen pranë Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla
Drejtuesit e prokurorisë në katër rrethe kanë dhënë sot dorëhqeje. Silvana Pani e prokurorisë Përmet, Esmeralda Cami në prokurorinë Dibër, Përparim Vukaj në Lezhe dhe Artan Shtrunza në prokurorinë Tropojë, kanë paraqitur dorëheqen pranë Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Prokurorët kanë sqaruar se largohen për arsye personale por mediat kanë shkruar se katër krerët e akuzës në këto rrethe ishin në prag të përballjes me masa disiplinore për shkak të rezultateve të dobëta në digasteret që drejtojnë. Në një situatë të tillë ata i kanë paraqitur dorëheqjen kreut të prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik llalla.