Dorëheqja e kreut të komanduar të Bashkisë Durrës/ Bylykbashi: Çorba që Rama gatuan, e përzien Dako me lugë druri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dorëheqja e kreut të komanduar të Bashkisë Durrës/ Bylykbashi: Çorba që Rama gatuan, e përzien Dako me lugë druri

12:13 | 23/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka reaguar pas dorëheqjes së kreut të komanduar të bashkisë së Durrësit, Zhuljen Varfaj. Bylykbashi e cilëson “çorba që Rama gatuan në tenxheren e nxirosur që quhet Bashkia Durrës, e përzien Dako me lugë druri nga pas perdes.

Ai thekson se Edi Rama po e zgjat gjendjen e jashtëzakonshme në mënyrë antikushtetuese deri më 23 qershor dhe kjo do të thotë që zgjedhjet ku durrsakët të caktojnë kush do t’i qeverisë nuk do të mbahen para gjysmës së dytë të gushtit në rastin më të mirë, edhe sikur të stabilizohet gjendja e pandemisë.

POSTIMI I BYLYKBASHIT
Shtëpia e Leshterikut
Durrësi nuk ka më bashki dhe kryetar bashkie të zgjedhur. Vangjush Dako nuk mund të vazhdonte veprën e tij monumentale të shkatërrimit të qytetit. Pas damkës së Departamentit të Shtetit dhe skandalit të shitblerjes se votave që nxorrën Zëri i Amerikës dhe Bild, figura e tij publike iu shkri Ramës si akullore në dorë.

Read more

Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Durrësi nuk e ka bashkinë dhe një kryetar të zgjedhur që prej 30 qershorit kur në krye të saj u emërua një kryetare që nuk mori as 13 përqind të votave dhe ku madje një pjesë e tyre ishin të manipuluara.‎ Ajo kryetare dha dorëheqjen mu në mes të katastrofës së tërmetit. Në vend që të ishte në ballë të një prej tragjedive dhe krizave më të mëdha që kishte goditur Durrësin, ajo u dorëhoq nga detyra.

Nënkryetari që e zëvendësoi u dorëhoq pas pak kohësh sepse ishte i sëmurë dhe në vend të saj u caktua nga Këshilli Bashkiak socialist, një drejtoreshë që ishte emëruar me shpejtësi nënkryetare. Por nënkryetari i dorëhequr u rikthye dhe rimori detyrën e nënkryetarit kryetar. Mos u çuditni fare.

Sot ai dha dorëheqjen e parevokueshme. Në letrën e tij thoshte që dorëhiqej nga posti i nënkryetarit të emëruar kryetar. A do rikthehet drejtoresha nënkryetare e caktuar kryetare e përkohëshme? Apo do të vendoset ndonjë nga nënkryetarët që askush nuk di c’punë bëjnë?

Nuk është lojë fjalësh. Kjo është çorba që Edi Rama gatuan në atë tenxheren e nxirosur që quhet Bashkia Durrës, çorbë të cilën e përzien Dako me lugë druri nga pas perdes. Këtë çorbe i servir Edi Rama durrsakëve. Jo pak por mbi 300 mijë banorëve të bashkisë.‎ Pushtet vendor autonom e që nuk varet nga qeveria, siç kërkon Kushtetuta, nuk ka më në Durrës.

Pushteti që u bazua në fitore me blerje votash, presione dhe banda që udhëheqin fushatën, ka degjeneruar në emërim de facto të kryetarit te komitetit ekzekutiv si në kohë të komunizmit nga Qeveria në Tiranë me vulë noteri nga këshilli bashkiak socialist. Kryetar i emëruar dhe këshill njëpartiak. Turp! Nuk ka pse çuditet kush pse të dëmtuarit nga tërmeti nuk marrin dëmshpërblimin, qeratë apo ndihmën për pandeminë. Nuk ka çudi pse biznesit bashkia i kërkon taksat në këtë situatë kur bizneset ose janë mbyllur ose po japin shpirt, sepse nuk ka pushtet vendor të dalë nga vota e durrsakëve por nga stilografi i Edi Ramës.

Edi Rama po e zgjat gjendjen e jashtezakonshme ne menyre antikushtetuese deri me 23 qershor. Kjo do te thote qe zgjedhjet ku durrsaket te caktojne kush do t’i qeverise nuk do te mbahen para gjysmes se dyte te gushtit ne rastin me te mire, edhe sikur te stabilizohet gjendja e pandemise. Sigurisht Rama do ta shtyje serish gjendjen e fatkeqesise natyrore e per rrjedhoje edhe zgjedhjet vendore. Keshtuqe durrsakeve do tu serviret e njejta corbe tek mensa qe formalisht quhet bashki.

Kush ka ndjekur seriali amerikan House of Cards apo Shtepia e Letrave (si ato shtepite e ndertuara me letra bixhozi), e ka parasysh se si ne ate sajese televizive, presidentet e SHBA nderroheshin pa zgjedhje por me makinacione e intriga. Do te ishte llaf i madh ‎ta quanim me te njejtin titull kete sage te turpshme ne Durres, kur kryetaret anonime perplasen tek shkallet e bashkise si leshteriku ne bregun e Vollges apo sic e quajme tani, lungomares. Maksimumi mund ta quajme “Shtepia e Leshterikut”.

 

Etiketa: çorbëdoreheqjeedi ramaIsh-deputeti demokrat Oerd Bylykbashikreu i Bashkisë Durrës

Të Lidhura

Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

nga 27
11:03 | 16/03/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sërish Edi Ramës për udhëtimet e tij me avion, duke theksuar se...

Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

nga 27
10:53 | 16/03/2026
0

Një 21-vjeçare është përdhunuar nga një shtetas i huaj, në një banesë të marrë me qira në rrugën e “Bogdanëve”,...

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

nga 27
10:45 | 16/03/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha jashtë ambienteve të SPAK tha se Rama nuk mund të mbyllë dosjet e tij...

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

nga 27
10:41 | 16/03/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha jashtë ambienteve të SPAK tha se Rama nuk mund të mbyllë dosjet e tij...

Para
“Rama po përpiqet t’i kufizojë kompetencat Presidentit”, Meta i përgjigjet Mark Markut: Nuk është ky problemi i vërtetë

Meta: Disa “pseudo-intelektualë” kanë harruar të lexojnë libra. Kodi Penal u përmirësua për të mbrojtur jetën e qytetarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

11:03 | 16/03/2026
Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

10:53 | 16/03/2026
Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

10:45 | 16/03/2026
Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

10:41 | 16/03/2026
Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

10:37 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –
  • Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij
  • Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –
  • Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –
  • Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –
  • Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –
  • Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com