Presidenti amerikan Donald Trump ka anuluar një vizitë në Britani të planifikuar për muajin e ardhshëm.
“Arsyeja që anulova udhëtimin tim në Londër është se nuk jam adhurues i madh i administratës Obama që ka shitur ndoshta ambasadën më të bukur dhe të pozicionuar më mirë në Londër për ‘kikirikë’, vetëm për të ndërtuar një ambasadë të re në një vend tjetër për 1.2 miliard dollarë. Marrëveshje e keqe. Donin që të prisja shiritin por JO!” shkruhet të postimin e Trump.
Trump pranoi ftesën e Mbretëreshës për një vizitë zyrtare shtetërore në Britani gjatë një takimi me Kryeministren Theresa May vitin e kaluar.
Zhvillimet e fundit vijnë pas raportimeve se Trump mund të shtynte vizitën nga shqetësimi se mund të përballej me protesta masive në kryeqytetin britanik.