Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu bëri një apel të fortë dhe kërkoi rezultate në luftën ndaj krimit.
Këto deklarata ambasadori Lu i bëri gjatë prezantimit të operacionit “Forca e Ligjit” në ministrinë e Brendshme.
Lu tha se ky është një problem që ka pllakosur Shqipërinë që pas rënies së komunizmit. Donald Lu, shtoi se një lidhje e tillë nuk duhet mohuar, madje mori edhe 4 emra si shembull.
“Deri tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve penale. Shqipëria ka një problem me lidhjen mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Shqyrtoni rastet e Mark Frrokut, Elvis Rroshit, Arben Ndokës. Ky problem ka pllakosur politikën shqiptare që nga rënia e komunizmit. Asnjë nuk është mbi ligjin. Ju thoni “peshku i madh e ha të voglin”, për një herë të vetme në Shqipëri, le të hamë peshkun e madh,” u shpreh Donald Lu.