Dokumentet që vërtetojnë që Ëngjëll Agaçi është i përfshirë në aferën e inceneratorëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dokumentet që vërtetojnë që Ëngjëll Agaçi është i përfshirë në aferën e inceneratorëve

15:37 | 18/04/2022
në Shqiperi
0

Në Shkurt të vitit 2022, SPAK-u arrestoi ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, nën dyshimet se ka abuzuar me procedurën për kontratën koncensionare për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, e nënshkruar në fund të vitit 2014, për një vlerë prej 22 milionë euro. SPAK deklaronte se, për inceneratorin e Elbasanit është provuar fakti se nuk është zbatuar procedura e rregullt ligjore, në kundërshtim me parashikimet e nenit 22 të ligjit nr.125/2013.  Ndërsa në fund të Marsit 2022, SPAK njoftoi për masat e sigurimit edhe për anëtarët e Komisionit të Koncensionit, të dyshuar gjithashtu se kishin hartuar dhe zbatuar procedurë anti-ligjore për inceneratorin e Elbasanit.

Procedura e ndjekur nga SPAK, është e qartë se është në kundërshtim me ligjin dhe me pasoja për Buxhetin e Shtetit.  Por, cila ishte procedura dhe cili është roli i Ëngjëll Agaçit?

Ministra e Mjedisit, nën drejtimin e Lefter Kokës, në shtator të vitit 2014 nisi një procedurë të përzier për të dhënë me koncesion me negocim pa shpallje impiantin e përpunimit të mbetjeve në Qarkun e Elbasanit. Procedura nisi pas propozimit të pakërkuar, të dorëzuar nga “Albtek Energy”, një kompani pa eksperiencë dhe pa kapitale për të realizuar një sipërmarrje të tillë. Lefter Koka komunikon me kolegë të ndryshëm qeveritarë, ku u kërkon aprovimin paraprak për financimin e projektit.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Të dhënat zyrtare dëshmojnë se Arben Ahmetaj, në atë kohë Ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës, shprehen dakord për financimin e projektit, bazuar në procedurën e përzgjedhur nga Lefter Koka. Ministri i Financave të asaj kohe, Shkëlqim Cani, tregohet skeptik. Ndërmjet tij dhe Lefter Kokës zhvillohet një komunikim intensiv.

Më tej, Lefter Koka vijon komunikimet me institucionet qeveritare, për finalizimin e mbështetjes financiare për kontratën koncensionare. Drejtori i Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) të asaj kohe, Eduart Ahmeti, vë në dijeni Lefter Kokën dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, se procedura e përzgjedhur nga Ministria e Drejtësisë nuk është e parashikuar në ligj.

Qëndrimi i APP-së mbetet i vetëm.

Në 17 Dhjetor 2014, Këshilli i Ministrave miraton Vendimin nr. 907, dt. 17.12.2014 “Për dhënien e miratimit të financimit të nevojshëm të kontratës së koncesionit për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit dhe të prodhimit të Energjisë”, mbështetur në procedurën e propozuar nga Lefter Koka dhe që, sipas SPAK-ut, është e paligjshme.

“Fajin e ka Lefteri?!!”

Ëngjëll Agaçi, në dëshminë e tij nën betim para Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen e inceneratorëve, deklaroi se Vendimi i Këshillit të Ministrave për financimin e inceneratorit të Elbasanit, nuk është miratuar sipas propozimit të Lefter Kokës.

Agaçi u shpreh se financimi “…nuk është rezultat i procedurës së inicuar nga ish Ministri Koka, por rezultat i një procedure tjetër…”.

Për këtë procedurë “të re”, nuk u prezantua asnjë relacion paraprak apo komunikim ndërministror.

Për më tepër, deklarimet e tij ngrenë dyshime thelbësore.

Në 17 Dhjetor 2014, pikërisht ditën që është miratuar Vendimi për financimin e inceneratorit të Elbasanit, Lefter Koka dërgon në Qeveri dokumentat-“Relacionin”, “Kontratë të nënshkruar me Albtek Energy”, si edhe “draft-Vendimin e Këshillit të Ministrave”, ku në çdo rast parashikohet që procedura e përzgjedhur është ajo e “negocimit, pa shpallje paraprake”.

Draft-Vendimi i Këshillit të Ministrave, hartuar nga Lefter Koka në 17 Dhjetor 2014, për financimin e inceneratorit të Elbasanit

Nëse konsiderohen të sakta deklarimet e Agaçit, sërish është e paqartë se kur është hartuar kjo procedurë e re, kush ka marrë pjesë dhe si është realizuar brenda një dite të vetme, ndërkohë që për procedurën e propozuar nga Lefter Koka u shpenzua një kohë relativisht e gjatë, rreth 4 muaj.

Dyshimet më logjike janë se Këshilli i Ministrave ka miratuar të gjithë projektin e propozuar nga Lefter Koka dhe, vetëm në momentin e fundit, ka ndryshuar llojin e procedurës në tekstin e Vendimit të Këshillit të Ministrave për miratimin e financimit të inceneratorit të Elbasanit.

Në rast se këto dyshime do të ngrihen në nivelin e provave nga SPAK-u, atëherë edhe “eminenca gri”, Ëngjëll Agaçi, do të duhet të bëj llogaritë me lirinë.

 

Etiketa: aferadokumentetEngjëll Agaçiinceneratorëtvertetojne

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Berisha ia thotë hapur Këlliçit: Basha kishte frikë mos i zije vendin

Zgjedhjet në degët e PD, Këlliçi: Numri i delegatëve nuk do të jetë 7600 por...

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com