Gjatë protestës së banorëve të Bërxullës kundër ndërtimit të aksit Thumanë-Kashar për shkak të shpronësimit të cilësuar të padrejtë nga ana e tyre, një prej banoreve të zonës ka deklaruar se shteti nuk do t’ia dijë për banorët. Ajo deklaroi se ka rreth 5 muaj që këta banorë protestojnë dhe se me ndërtimin e autostradës tokat e tyre bëhen të paaksesueshme, përveç pretendimit për shpronësimin e padrejtë të pabarabartë me çmimin e tregut.
Banorja vijoi duke thënë se nëse do “vijnë ta vrasin” për pronën, do të përgjigjet në mbrojtje të shtëpisë së saj me çdo kusht.
“Për banorët nuk po pyet as shteti as njeri. Kjo firma ka qenë e PD-së, tani është kthyer me PS-në. Ky shtet nuk do t’ia dijë për banorët. Vetëm mbledh firmat për të marrë paratë e veta. ne po shkojmë 5 muaj këtu. Nuk do presim edhe shumë, policia na pret te rruga por edhe ne do e mbrojmë të drejtën tonë. Nuk mund të bëjmë gjyq për shtëpitë tona që kemi punuar gjithë jetën. Nuk mund të ikim me një firmë. Unë kam 7 dynym tokë. Këtu bëhet autostrada dhe ne nuk e aksesojmë dot. Unë shtëpinë time do e mbroj deri në minutën e fundit. shtëpinë time nuk e lëshoj, do bëhem hero këtu. Shteti shqiptar është vetëm për të vjedhur, nuk e mbron popullin. Ka vetëm padrejtësi, prokurori jo, shtet jo.
Problemi ka shkuar në Parlament por bëjnë një sy qorr. Dikur i binte PS-ja bilbilit, sot i bie PD. Të njëjtën gjë kanë bërë dhe ata. Ata vetëm tallen me popullin. Këta i bien bilbilit, ata miratojnë ligje. Ligjet nuk zbatohen për popullin, i bëjnë ligjet që kur të vijnë në opozitë t’i kenë për vete prapë. Ne do reagojmë në mënyrat më të këqija, do vijnë ata të më vrasin, do i vras dhe unë, me gurë me sfurk, armë nuk kam përdorur dhe nuk përdor. Le të vijë firma të sqarohet me popullin”, u shpreh ajo.
Ndërkohë, një tjetër protestuese pohoi se deri më tani nuk kanë marrë asnjë reagim, ndonëse projekti ka parregullsi. Sipas saj, shteti duhet t’i kompensojë me çmimin e tregut për pronat e tyre.
“Kemi 4 muaj që protestojmë dhe nuk kemi asnjë reagim nga instancat shtetërore, duke nisur nga ministria e Infrastrukturës. As nga kryeministri s’kemi asnjë reagim, apo nga IKMT. IKMT duhet të vinte në terren dhe të shoh këtë paligjshmëri. Ne duam që prona të vlerësohet sipas çmimit të tregut. Po ashtu duhet të shihet dhe linja e Interkonjeksionit, pasi edhe plani për lëvizjen e kësaj linje, ia kanë lënë firmës Gener 2. Fakti që bëhemi rrugë dytësore, stopohet jeta. Këtu banorët mbahen me bujqësi dhe blegtori. Kjo i sjell të ardhura atyre.”, tha ajo.