Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar qytetarët se autoritet në Zvicër, kanë vendosur heqjen e të gjithë masave në kufi për udhëtimet drejt këtij shteti, në kushtet e Covid-19.
Duke filluar nga data 17 shkurt 2022, nuk do të kërkohet certifikatë vaksinimi apo shërimi, as provë testi negativ anti-covid dhe as formulari (PLF) për të hyrë në Zvicër. Ndërsa iu bëhet thirrje qytetarëve që të tregohen vigjilent, të ruajnë distancën dhe të pajisen me maskë mbrojtëse. Ndër të tjera, bëhet me dije se ky vendim u mor për shkak se në Zvicër numri i të infektuarve ka rënë ndjeshëm.