Një incident është regjistruar sot gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët. Ky takim që ka hyrë në ditën e tij të dytë po mbahet në Pogradec.
Teksa fliste kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, Rama është nervozuar me bisedën me zë të ulët të kryetares së bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj, me një koleg të saj. Rama i ka tërhequr vëmendje që të ndalojë së bëri muhabet, ndërsa e paralajmëroi se do e nxirrte jashtë.
“Ça janë këto muhabete…pse i flet atij?! Do të nxjerr jashtë. Me ty e kam. jo me ty jo, me Rajmondën. Po boll tani, boll!”, iu drejtua Rama.