Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar punonjësit e shtetit të mos firmosin akte të paligjshme.
Përmes një postimi në Facebook, Meta thekson se punonjësit e administratës do të marrin veten në qafë nëse firmosin shkresa dhe akte të paligjshme.
Më tej në postim, ish-presidenti shkruan se në Shqipëri do të funksionojë Kushtetuta dhe ligji.
“U bëj thirrje të gjithë punonjësve të shtetit të jenë shumë të kujdesshëm, të mos përdoren si bedela për të firmosur shkresa dhe akte të paligjshme sepse do të marrin më qafë veten e tyre!
Në Shqipëri do të funksionojë Kushtetuta dhe ligji!”, shkroi Meta.