Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka prezantuar sot Drejtorin e Kabinetit të tij, në Partinë e Lirisë.
Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se i besuari i tij për këtë post është Eriol Braimllari, ndërsa thekson se do të japë kontribut të rëndësishëm në përmbushjen e objektivave.
“Kënaqësi të konfirmoja sot z.Eriol Braimllari si Drejtor të Kabinetit tim.
Besoj se ai do të japë një kontribut të rëndësishëm në përmbushjen e objektivave të përbashkëta dhe në veçanti në politikat tona për përfshirjen e rinisë dhe mbështetjen e familjeve të reja.”-shkruan Meta.