Do takohem me Osmanin së shpejti për çështjen e presidentit të vendit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Do takohem me Osmanin së shpejti për çështjen e presidentit të vendit –

14:50 | 31/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Ndrangheta dhe mafia shqiptare partnerë në krimin italian –

PSG fiton në thriller-in e 9 golave, Bayerni beson te përmbysja

PSG-BAYERN/ 5 gola në pjesën e parë në Paris, francezët marrin avantazhin me penallti –

Shqipëria po bëhet pikë referimi për SHBA –

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se do të takohet së shpejti me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, për të biseduar lidhur me zgjedhjen e presidentit në fillim të vitit të ardhshëm. Mungesa e mundshme e pajtueshmërisë për ta zgjedhur presidentin në prill, kur Osmanit i mbaron mandati, do ta çonte vendin sërish në zgjedhje të parakohshme, për herë të dytë brenda muajsh.

Duke folur në një ngjarje në Postën e Kosovës në Prishtinë, Kurti tha se “së shpejti do ta takoj presidenten Osmani dhe duhet të bisedojmë me të për rrugën përpara”.

Osmani e bëri të ditur synimin e saj për të garuar sërish për presidente në prill gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë më 29 dhjetor, por nuk është e qartë nëse ajo do ta gëzojë mbështetjen e nevojshme në Kuvendin e ardhshëm.

Por, para kësaj, vendi duhet ta bëjë Kuvendin e ri dhe do ta formojë një qeveri të re pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, të cilat i dhuruan Kurtit një fitore bindëse.

Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit i fitoi 49.34 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare, pa llogaritur votat me kusht dhe ato të diasporës.

Dhe Kurti u shpreh i bindur të mërkurën se ai nuk do të ketë telashe në formimin e qeverisë së re.

“Rezultati është më i qartë se asnjëherë më parë…bllokimet në konstituimin e Kuvendit dhe për formimin e qeverisë së re janë inekzistente”, tha Kurti.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ishin rezultat i mospajtimeve dhe përplasjeve ndërmjet partive politike, të cilat pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk arritën ta konstituonin Kuvendin deri më 10 tetor.

Kurti më pas nuk arriti t’i merrte votat e mjaftueshme në Kuvend për formimin e qeverisë.

Nëse partitë parlamentare nuk arrijnë ndonjë pajtueshmëri për çështjen e presidentit të ri, atëherë do të ketë sërish zgjedhje të parakohshme, dhe vendi do të zhytej edhe më thellë në krizë.

Presidenti zgjidhet nga Kuvendi me votim të fshehtë dhe një kandidati i duhen të paktën 80 vota të deputetëve – nga 120 në përgjithësi – në rundin e parë. Nëse nuk i siguron ato në rundin e parë dhe as në të dytin, i mjaftojnë të paktën 61 vota në rundin e tretë, por me një kuorum prej 80 deputetësh në sallë.

Të Lidhura

Ndrangheta dhe mafia shqiptare partnerë në krimin italian –

Ndrangheta dhe mafia shqiptare partnerë në krimin italian –

nga 27
23:33 | 28/04/2026
0

 Italia ka ngritur alarmin për mafian shqiptare në vend. Sipas mediave italiane, raporti i fundit i Komisionit Antimafia në Liguria tregon...

PSG fiton në thriller-in e 9 golave, Bayerni beson te përmbysja

PSG fiton në thriller-in e 9 golave, Bayerni beson te përmbysja

nga 27
23:17 | 28/04/2026
0

Gola, spektakël dhe emocione në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions. PSG triumfon 5-4 ndaj Bayern, në përballjen e luajtur...

PSG-BAYERN/ 5 gola në pjesën e parë në Paris, francezët marrin avantazhin me penallti –

PSG-BAYERN/ 5 gola në pjesën e parë në Paris, francezët marrin avantazhin me penallti –

nga 27
22:03 | 28/04/2026
0

PSG pret në Paris Bayern Munchen në gjysmëfinalen e parë të Champions League këtë sezon Kampionët në fuqi të Europës,...

Shqipëria po bëhet pikë referimi për SHBA –

Shqipëria po bëhet pikë referimi për SHBA –

nga 27
20:53 | 28/04/2026
0

Në një ditë kur ministrja Elisa Spiropali ka dalë me një qëndrim kritik ndaj kryeministrit Edi Rama, zëvendëskryeministrja dhe ministrja...

Para
Nga Botërori i futbollit te Lojërat Olimpike Dimërore, eventet madhore sportive në vitin 2026 –

Nga Botërori i futbollit te Lojërat Olimpike Dimërore, eventet madhore sportive në vitin 2026 -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndrangheta dhe mafia shqiptare partnerë në krimin italian –

Ndrangheta dhe mafia shqiptare partnerë në krimin italian –

23:33 | 28/04/2026
PSG fiton në thriller-in e 9 golave, Bayerni beson te përmbysja

PSG fiton në thriller-in e 9 golave, Bayerni beson te përmbysja

23:17 | 28/04/2026
PSG-BAYERN/ 5 gola në pjesën e parë në Paris, francezët marrin avantazhin me penallti –

PSG-BAYERN/ 5 gola në pjesën e parë në Paris, francezët marrin avantazhin me penallti –

22:03 | 28/04/2026
Shqipëria po bëhet pikë referimi për SHBA –

Shqipëria po bëhet pikë referimi për SHBA –

20:53 | 28/04/2026
Rokadë në Policinë e Shtetit, preken disa drejtori dhe komisariate (EMRAT) –

Rokadë në Policinë e Shtetit, preken disa drejtori dhe komisariate (EMRAT) –

20:47 | 28/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndrangheta dhe mafia shqiptare partnerë në krimin italian –
  • PSG fiton në thriller-in e 9 golave, Bayerni beson te përmbysja
  • PSG-BAYERN/ 5 gola në pjesën e parë në Paris, francezët marrin avantazhin me penallti –
  • Shqipëria po bëhet pikë referimi për SHBA –
  • Rokadë në Policinë e Shtetit, preken disa drejtori dhe komisariate (EMRAT) –
  • Finalja e parakohshme PSG-Bayern, publikohen formacionet zyrtare

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndrangheta dhe mafia shqiptare partnerë në krimin italian –
  • PSG fiton në thriller-in e 9 golave, Bayerni beson te përmbysja

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com