“Do ta gjeni veten të palosur në rrugë”/ Kërcënohet kryekomunari i Çairit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Do ta gjeni veten të palosur në rrugë”/ Kërcënohet kryekomunari i Çairit –

21:15 | 24/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Kryetari i Komunës së Çairit në Shkup, Visar Ganiu ka denoncuar të premten në mbrëmje se është kërcënuar përmes telefonit nga një përfaqësues i Bashkimit Demokratik për Integrim. Zoti Ganiu e ka paraqitur rastin në polici, ku ka thënë se kërcënuesi ishte prezantuar si Muharrem Hasani dhe ishte shprehur se: “Ti dhe Izet Mexhiti do ta gjeni veten të palosur në rrugë” dhe se kishte vazhduar me sharje dhe ofendime të rënda.

Zoti Ganiu, i cili ndodhet në mandatin e tretë në krye të Çairit, një komunë e banuar me shumicë shqiptare brenda kryeqytetit, i ka thënë televizionit Alsat në Shkup se kërcënimet vijnë pas prononcimit në media se “zgjedhjet e kryetarëve të degëve të Bashkimi Demokratik për Integrim bien ndesh me statutin e partisë”.

Visar Ganiu është pjesë e fraksionit të BDI-së të njohur në publik si “grupi i zjarrit” ku bëjnë pjesë ish-nënkryetari i partisë dhe ligjvënësi Izet Mexhiti, dy deputetë të tjerë, kryetari aktual i komunës së Sarajit në Shkup, Blerim Bexheti dhe ish zyrtarë të lartë të BDI-së.

Aktualisht, partia më e madhe në pushtet, BDI ndodhet në një fushatë riorganizimi të brendshëm, përkatësisht të zgjedhjes së kryetarëve të degëve dhe nëndegëve të saj. Muharrem Hasani është kandidat për kreun e degës së Butelit në Shkup. Ai po ashtu është zëvendës-drejtor i Agjencisë së Doganave të Maqedonisë së Veriut. Zoti Hasani ka përgënjeshtruar në rrjetet sociale akuzat e zotit Ganiu duke i quajtur shpifje dhe të pavërteta.

“Shpreh keqardhje për çdo tentativë për njollosjen e proceseve demokratike zgjedhore në BDI nga të vetlarguarit e familjes, e cila i lindi, i rriti dhe i solli këtu ku janë”, shkruan zoti Hasani.

Përplasjet brenda BDI-së filluan pas pakënaqësisë dhe reagimeve të zyrtarëve të njohur tani si “grupi i zjarrit” ndaj ministrave të BDI-së në qeveri, sidomos ndaj Zëvendës-kryeministrit Artan Grupi, për të cilin pjesëtarët e fraksionit thonë se vepron në pushtetin ekzekutiv pa u këshilluar me kryesinë e gjerë të partisë.

Ndërkohë, BDI-ja vlerëson se sipas statutit nuk mund të ketë fraksion brenda partisë dhe se kjo është një mënyrë për largimin e këtij grupi nga postet partiake. Ndërkaq, analistët thonë se “grupi i zjarrit” mund të formojë një parti më vete, eventualisht të bëjë koalicion në zgjedhjet e radhës me opozitën shqiptare në Maqedoninë e Veriut./VOA

Read more

Zjarr në malin e Strikçanit në Bulqizë, disa vatra zjarresh të aktivizuara prej disa ditësh në Dibër –

Fluksi i Pashkëve rëndon Kakavijën, kontrollet e reja në palën greke zgjasin pritjen –

Bisedimet për t’i dhënë fund luftës, varen nga armëpushimi në Liban! –

Të Lidhura

nga 27
13:17 | 10/04/2026
0

Qarku Dibër vijon të përballet me vatra zjarri në të gjithë territorin. Prej javësh vatra të shumta zjarresh janë aktivizuar...

13:11 | 10/04/2026

12:47 | 10/04/2026
0

Në Stacionin Kufitar të Kakavijës, gjatë ditëve të festës së Pashkëve, fluksi i lëvizjeve vijon të mbetet i lartë në të...

Bisedimet për t’i dhënë fund luftës, varen nga armëpushimi në Liban! –

Bisedimet për t’i dhënë fund luftës, varen nga armëpushimi në Liban! –

nga 27
12:25 | 10/04/2026
0

Kryerja e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës është e kushtëzuar nga respektimi i angazhimeve të Shteteve të Bashkuara për...

Para

Nuk duhet lejuar që Kosova të... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zjarr në malin e Strikçanit në Bulqizë, disa vatra zjarresh të aktivizuara prej disa ditësh në Dibër –

Zjarr në malin e Strikçanit në Bulqizë, disa vatra zjarresh të aktivizuara prej disa ditësh në Dibër –

13:17 | 10/04/2026
Zjarr në malin e Strikçanit në Bulqizë, disa vatra zjarresh të aktivizuara prej disa ditësh në Dibër –

Zjarr në malin e Strikçanit në Bulqizë, disa vatra zjarresh të aktivizuara prej disa ditësh në Dibër –

13:11 | 10/04/2026
Fluksi i Pashkëve rëndon Kakavijën, kontrollet e reja në palën greke zgjasin pritjen –

Fluksi i Pashkëve rëndon Kakavijën, kontrollet e reja në palën greke zgjasin pritjen –

12:47 | 10/04/2026
Bisedimet për t’i dhënë fund luftës, varen nga armëpushimi në Liban! –

Bisedimet për t’i dhënë fund luftës, varen nga armëpushimi në Liban! –

12:25 | 10/04/2026
Pritet një breshëri kushtesh të reja për integrimin –

12:07 | 10/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Zjarr në malin e Strikçanit në Bulqizë, disa vatra zjarresh të aktivizuara prej disa ditësh në Dibër –

  • Fluksi i Pashkëve rëndon Kakavijën, kontrollet e reja në palën greke zgjasin pritjen –
  • Bisedimet për t’i dhënë fund luftës, varen nga armëpushimi në Liban! –
  • Pritet një breshëri kushtesh të reja për integrimin –
  • E rëndë në Gjirokastër/ Pronari bie nga tarraca e hotelit, 60-vjeçari ndërron jetë në spital –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zjarr në malin e Strikçanit në Bulqizë, disa vatra zjarresh të aktivizuara prej disa ditësh në Dibër –
  • Zjarr në malin e Strikçanit në Bulqizë, disa vatra zjarresh të aktivizuara prej disa ditësh në Dibër –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com