Do jesh gjithmonë në zemrat tona! – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Do jesh gjithmonë në zemrat tona! –

11:49 | 07/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Do të shënoj gol –

Këmbimi valutor 26 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

Në rajon shitet më lirë, Shqipërisë po i ikin të paktën një milion euro në ditë nga blerja e karburantit jashtë vendit –

Nga Corriere.it

 

“Xhesika jeton përgjithmonë në zemrat tona”, “Na mungon tashmë.” “Ti shkëlqen dhe do të shkëlqesh.” Me këto fjalë prekëse me lule dhe tullumbace të vendosura në bankën e klasës, shokët e shkollës dhe miqtë i kanë dhënë lamtumirën Xhesika Kolës 15-vjeçares me origjinë shqiptare, e cila humbi jetën së bashku me babanë Arti, nënën Jonida dhe vëllanë Hajdar, si pasojë e një rrjedhjeje monoksidi karboni mbrëmjen e së mërkurës.

Xhesika ishte nxënëse e klasës së tretë të shkollës së mesme në Camigliano, njësi e Capannorit. Për të, drejtuesja e institucionit shkollor, Gloria Giuliani, i ka dërguar një letër gjithë komunitetit shkollor, ku shpreh “ngushëllimin e thellë” për ngjarjen tragjike dhe “afërsinë e sinqertë me familjarët në këtë moment dhimbjeje të madhe”.

Nxënësit e shkollës së Camiglianos po mbështeten nga një psikologe e aktivizuar nga vetë shkolla. Mbrëmjen e së enjtes, shumë të rinj, së bashku me prindërit, u mblodhën për homazhe spontane.

Dhimbja ka prekur edhe një tjetër shkollë të mesme, atë të Porcarit, ku mëson kushëriri i Xhesikës dhe Hajdarit, djali i Durim Kolës, vëllait të Artit. Pikërisht Durimi ishte ai që mbrëmjen e së mërkurës hyri në shtëpi bashkë me karabinierët, në përpjekje për të shpëtuar familjen.

I shtruar në spital po atë mbrëmje për shkak të thithjes së monoksidit të karbonit, Durim Kola u kthye në shtëpi të enjten. Ai është jashtë rrezikut për jetën, por thellësisht i tronditur. “Nuk arrita t’i shpëtoja”, u ka thënë njerëzve të afërt.

Në kuadër të hetimeve,  Prokuroria e Luccas do të urdhërojë autopsinë e trupave, ndërsa banesa mbetet nën sekuestro. Hetimet teknike janë në vijim dhe nuk përjashtohet caktimi i një ekspertize për kaldajën. Për momentin nuk ka persona të regjistruar si të dyshuar, megjithëse është hapur një dosje për vrasje nga pakujdesia.

Po ashtu, po rindërtohet edhe rruga e ndjekur nga shërbimet e emergjencës, të cilat fillimisht nuk arritën të gjenin banesën e familjes Kola për shkak të adresës të gabuar të komunikuar nga Hajdari, i cili me gjasë ndodhej në gjendje konfuzioni gjatë telefonatës në numrin e emergjencës 112.

“Është koha e zisë dhe e një heshtjeje që peshon si gur për të gjithë ata që kanë njohur Artin, bashkëshorten e tij Jonida dhe fëmijët e tyre Hajdar dhe Xhesikën e vogël. Atij që vuan nga kjo heshtje i them: mos lejoni që vdekja të ketë fjalën e fundit”, ka deklaruar ipeshkvi i Luccas, Paolo Giulietti.

“Lejoni që dashuria dhe miqësia që keni parë tek këta vëllezër e motra të jenë busulla e hapave tuaj në rrugën e jetës. U drejtohem veçanërisht të rinjve që kanë njohur Hajdarin dhe Xhesikën”, tha Ipeshkvi.

Të Lidhura

Do të shënoj gol –

Do të shënoj gol –

nga 27
08:22 | 26/03/2026
0

Ernest Muçi ka folur para ndeshjes që Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Polonisë, sfidë kjo e vlefshme për...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 26 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:06 | 26/03/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.4 lekë dhe do shitet me...

Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

nga 27
08:02 | 26/03/2026
0

Një debat ka shpërthyer në rrjetet sociale pas publikimit të disa fotove nga takimi zyrtar mes kryetares së Këshillit të...

Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir –

Në rajon shitet më lirë, Shqipërisë po i ikin të paktën një milion euro në ditë nga blerja e karburantit jashtë vendit –

nga 27
07:46 | 26/03/2026
0

Radha e automjeteve është shtuar në pikën e karburantit në Tuz, në kufi me pikën doganore të Murriqanit, që lidh...

Para
Biznesmeni italian vdes në Tiranë pas operacionit, nisin hetimet për kirurgun dhe dietologen –

Biznesmeni italian vdes në Tiranë pas operacionit, nisin hetimet për kirurgun dhe dietologen -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Do të shënoj gol –

Do të shënoj gol –

08:22 | 26/03/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 26 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:06 | 26/03/2026
Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

08:02 | 26/03/2026
Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir –

Në rajon shitet më lirë, Shqipërisë po i ikin të paktën një milion euro në ditë nga blerja e karburantit jashtë vendit –

07:46 | 26/03/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Mars 2026 –

07:34 | 26/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Do të shënoj gol –
  • Këmbimi valutor 26 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve
  • Në rajon shitet më lirë, Shqipërisë po i ikin të paktën një milion euro në ditë nga blerja e karburantit jashtë vendit –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 26 Mars 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 26 Mars 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Do të shënoj gol –
  • Këmbimi valutor 26 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com