Pas banorëve të “5 Majit”, Paskuqanit e Laprakës, edhe banorët e “Kodrës së Priftit” janë ngritur sot në protestë kundër projektit të Unazës. Banorët shprehen se janë pronarë të banesave, të cilat i kanë ndërtuar prej shumë vitesh, dhe tani ju shkuar letra, ku ju kërkohet që t’i lirojnë.
Një nga banorët tha se ajo ka mbi 36 vjet që e ka ndërtuar shtëpinë aty, dhe në këto kohë nuk i kanë nxjerr probleme. Ndërsa shprehet se para zgjedhjeve iu thanë se do të legalizohet çdo shtëpie, tani iu ka ardhur letra dhe iu thonë se nuk legalizohen. Ajo pretendon se në të vërtet shtëpitë e tyre po prishen që të ndërtojnë oligarkët.
“Kam 26 vite që e kam ndërtuar shtëpinë, letra më vjen para dy javësh, ku më thonë se nuk të legalizohet shtëpia, se do të bëhet Unaza. Pse na mbajtën 26 vite? Na mashtruan, na gënjyen. Kam 26 vite pronare e shtëpisë dhe sot nuk njihem, na nxjerrin jashtë. Jemi tre familje, taksat i kemi paguar vit për vit. Ku të shkojmë? A ndërtoj dot në këtë moshë shtëpi, jam 65 vjeçe. Jemi bërë me depresion, po shkatërrohemi, nuk flemë tërë natën. Është një “peshk i madh” këtu, që do të ngrejë vila. Ai na mund neve”, u shpreh ajo.
Ndërsa, edhe ata premtuan se do të bashkohen në protesta me zonat e tjera dhe do të ketë reagime më të ashpra.