‘Do hash 10 vite burg’/ Zbërtheu vrasjen e Nikulajt, ish-e fejuara e Haxhisë zbulon presionet nga policia – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Do hash 10 vite burg’/ Zbërtheu vrasjen e Nikulajt, ish-e fejuara e Haxhisë zbulon presionet nga policia –

10:48 | 10/06/2023
në Uncategorized
0

Vajza nga Lezha, me iniciale V. D., u konsiderua nga Policia dhe Prokuroria e Lezhës si “dëshmitarja e penduar” për ngjarjen e rëndë më 19 prill në Shëngjin, ku mbeti i vrarë biznesmeni Ardian Nikulaj.

Sipas policisë, ishte pikërisht ajo që “tradhtoi” të fejuarin e saj Edmond Haxhia duke treguar detaje për blerjen e motorit që dyshohet se u përdor në atentat dhe lidhjet e tij me “turistin” portugez, Ruben Saraiva, që akuzohet si atentatori.

Por, pas publikimit të dëshmive të saj të siguruara nga dosjet e prokurorisë, ajo i ka dërguar kërkesë organit hetues në Lezhë të njihet me dokumentet e dëshmisë që ka dhënë.

Vajza në të kërkon të drejtën për t’u njohur me aktet, dëshminë e saj të vërtetë, kërkon të përfaqësohet ligjërisht nga një avokat i zgjedhur prej saj, pasi ajo në momentin kur ka rënë në dijeni të dëshmive të saja të botuara nëpër media, ka pretenduar se nuk i ka thënë asnjë prej atyre që janë servirur.

Por, kur nuk ka marrë përgjigje nga institucioni i akuzës. Me anë të një kërkese tjetër, kërkesë që mban datën 7 qershor, iu drejtohet për ndihmë Avokatit të Popullit, ministrit të Drejtësisë, Drejtorit të Policisë së Shtetit dhe Prokurorit të Përgjithshëm.

Valbona ka shpjeguar se përveç presionit të bërë përgjatë dy shoqërimeve të saj, ku sipas saj, i është thënë se ajo do të dënohej me 10 vjet burg, i është se djali me të cilin ishte fejuar e ka përdorur në ngjarje për t’i lënë krimin.

“…ndërkohë duhet të theksoj se me datë 26.4.2023, kur jam kërkuar për herë të dytë, të dëshmoj në Polici, kam kërkuar avokat, për shkak të gjendjes sime të rënduar psikologjike. Më është refuzuar jo vetëm të ishte i pranishëm, por edhe për çdo detaj tjetër procedural… Policia më ka nxjerrë jashtë komisariatit për të bërë kërkimet e tyre dhe më bënin komente të tipit: ‘Ai s’të ka dashur për nuse, të ka përdorur, ruaj veten nga burgu se do hash 10 vite burg’.

Pas këtyre metodave që për mua ishin shokuese pas asaj ngjarjeje dhe në padijeni juridike për gjithçka, kam pirë ilaçe pafund për qetësim nga depresioni (ilaçe që vazhdoj t`i marr edhe sot) dhe nuk e kam ndjerë më veten emocionalisht të qetë që të mbaja mend çdo fjalë që thosha për të shpëtuar veten nga burgu edhe pse unë as dija gjë e as di për organizmin e asaj vrasjeje.

U detyrova të prishja fejesën më pas, pikërisht me vendim të babait tim dhe kanë tërhequr unazën gratë e familjes Haxhia, pasi burrat ishin të ngujuar. Konsiderohem mediatikisht si dëshmitarja e penduar që kam treguar krimin, gjë e cila nuk është e vërtetë. Do iu lutesha të ndërhyni që të ketë sqarim nga Policia e Shtetit që unë Valbona Deda nuk kam thënë kurrë asnjë fjalë për organizim krimi!”.

Valbona vazhdon më tej duke treguar edhe detajet për makinën, motorin, njohjen me Ruben Saraivën, mos takimin me të asnjëherë në shtëpinë e Edmond Haxhisë, që kishte bërë plan që të ikte në Angli, që më datë 3 maj, kishte takimin për dhënien e shenjave të gishtave në ambasadën britanike, që tashmë fejesa është prishur pasi i ati ka frikë se mos i vritet kush i familjes, që Valbonës i është ndaluar të dalë jashtë vendi.

Valbona refuzon të ketë thënë dëshminë që ka dalë nëpër media, por ajo kërkon të ketë avokatin e vet dhe të njihet me dëshminë që ka dhënë pasi ajo nuk është më e sigurt për asgjë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
5 të vdekur nga shpërthimi në fabrikën e raketave në Turqi –

5 të vdekur nga shpërthimi në fabrikën e raketave në Turqi -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Hetohen për korrupsion dhe pastrim parash/ Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin –

16:30 | 12/01/2026
Ndërtimi i mbikalimit të Qafë Kasharit/ ARRSH me 13 dhe 14 janar bllokohet dalja Tiranë – Rinas –

16:10 | 12/01/2026
“Kishe lekë për qerpikë e thonj, por jo për fëmijët” – Akuza live mes nuses dhe ish-vjehrrës –

15:50 | 12/01/2026
Hyn në fuqi indeksimi i akcizës, rriten çmimet e cigareve –

15:36 | 12/01/2026
Sherr në lokal në Lezhë, dy të plagosur; akuzohen vëllai dhe nipi i ish-deputetit Arben Ndoka –

15:16 | 12/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Hetohen për korrupsion dhe pastrim parash/ Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin –
  • Ndërtimi i mbikalimit të Qafë Kasharit/ ARRSH me 13 dhe 14 janar bllokohet dalja Tiranë – Rinas –
  • “Kishe lekë për qerpikë e thonj, por jo për fëmijët” – Akuza live mes nuses dhe ish-vjehrrës –
  • Hyn në fuqi indeksimi i akcizës, rriten çmimet e cigareve –
  • Sherr në lokal në Lezhë, dy të plagosur; akuzohen vëllai dhe nipi i ish-deputetit Arben Ndoka –
  • Si u shndërrua Venezuela në nyje kyçe për grupet kriminale të Ballkanit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Hetohen për korrupsion dhe pastrim parash/ Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin –
  • Ndërtimi i mbikalimit të Qafë Kasharit/ ARRSH me 13 dhe 14 janar bllokohet dalja Tiranë – Rinas –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com