Donald: Pse nuk futesh në Big Brother VIP të fitosh dhe të çosh 100 mijë euro në shtëpi se ndoshta keni nevojë.
Armina: Nuk mendoj që do të ishte ajo eksperienca ime e radhës.
Armina: Mund ta prezantoja, por jo…
Donald: Mos është luftë e hapur?
Armina: Jo nuk është luftë e hapur se do shumë eksperiencë.
Romeo: Po ti eksperiencën e ke, pse nuk e provon njëherë?
Armina: Çfarë doni që të bëj?!
Romeo: Asgjë bisedë po bëjmë.
Romeo: Nëse do të përzgjidhje mes Dalinës, Fatmës dhe Jerinës për të prezantuar emision që lejonte vetëm dy prezantuese? Kë do zgjidhje?
Armina: Dalinën, se kam një lloj kimie, duhet një lloj kimie për të prezantuar, ne njihemi, e njoh prej kohësh dhe jemi dy të kundërta.