Dje, prova më e fortë e kapjes së Drejtësisë nga Mafia dhe krimi i organizuar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dje, prova më e fortë e kapjes së Drejtësisë nga Mafia dhe krimi i organizuar

13:16 | 20/09/2019
në Kryesore
0

Nga Bujar Nishani

Dje, pushteti i drejtësisë tentoi t’u thotë shqiptarëve se nuk ka prova për ish-ministrin e akuzuar për trafikant e bashkëpunëtor me krimin e organizuar. Por në të vërtetë, dje shqiptarëve ju demonstrua prova më e fortë dhe në flagrancë, ajo e kapjes, kontrollit dhe komandimit të sistemit të drejtësisë nga Mafia dhe krimi i organizuar.

Shqiptarët u ushqyen prej dy vitesh rresht me iluzionin e rithemelimit të sistemit të drejtësisë dhe ribërjen e shtetit ligjor.

Read more

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Dje shqiptarët dhe bota, panë se si nga një sistem drejtësie me plot të korruptuar e të pa aftë brenda tij, tashmë është kthyer në një sistem drejtësie të kapur, kontrolluar dhe përdorur nga mafia dhe krimi i organizuar.

Është e vërtetë që regjimi narkos, bëri gjithçka të bllokonte marrjen e provave, shkatërrimin dhe asgjesimin e plotë të tyre.

Angazhimi i hapur i narkoregjimit për të bllokuar jo thjesht arrestimin e ministrit gangsterr por për të ndaluar kontrollin e menjëhershëm të banesës, ku prokuroria kërkonte prova materiale, ishte nisja e procesit të fshehjes së krimit dhe jo zbulimit të tij.

Me gjithë angazhimin kriminal të narkoregjimit provat bazike ishin dhe mbeten aty, sepse jo vetëm që ishin bërë publike por ishin e janë edhe në dosjet e agjencive ligjzbatuese të vendeve partnere.

Për drejtësinë e narkoregjimit nuk përbën provë  makina e ministrit dhënë trafikantëve të kalonin serbes e pa guxuar kush t’i kontrollonte në kufi.

Një skemë tipike mafioze, ku bosi bënte shitjen formale me letra të makinës, që nëse kapej nga vendet e huaja, u thoshte shqiptarëve se unë e kam shitur dhe kështu dënoheshin veç ushtarët, por nga ana tjetër nuk deklaronte zyrtarisht shitjen dhe pronësinë e re, që policia shqiptare ta trajtonte si makina e ministrit.

Po ju kujtoj sot shqiptarëve se nga grabitja e parave në Rinas janë në burg vetëm ata mekanikët që adaptuan makinën e grabitësve, apo jo ?

Për drejtësinë e narkorregjimit nuk përbën provë as  skafi me kapiten ministrin gangsterr por i paguar nga kapo i bandës dhe administruar në lëvizjen e tij me hyqmin e ministrit.

Nuk përbëjnë provë për drejtësinë e narkoregjimit as përgjimet e bandës tek deklarojnë dhuratat dhe paratë e dhëna për blerjen e votave në fushatën elektorale.

Nuk janë provë as  qindra milionat e gjendura me patentat e skafistit ministër në të njëjtin e vend, falë aksidentit në ikje ndaj kontrollit të policisë.

Nuk qenka provë as  emërimi i drejtuesve të policisë në akset kyçe të trafikimit dhe përfshirja e tyre në bashkëpunim drejtpërdrejt me bandën.

Nuk është provë sipas drejtësisë së narkoregjimit as fshehja e kanabizimit masiv dhe mashtrimi i opinionit publik, si një sinjal i qartë për policinë për të mos guxuar të ndalojë trafikun.

Nuk denjon as ta marrë si provë, drejtësia e narkoregjimit  dëshminë e ish-oficerit të Policisë, Zagani dhe përfshirjen e ish-ministrit gangster në përndjekjen dhe linçimin e këtij polici që guxoi të denoncoi dhe hetoi grupin kriminal.

Natyrisht që nuk mund të konsideronte provat flagrante drejtësia e komanduar nga narkoregjimi i cili pas emërimit skandaloz dhe antikushtetues të Prokurorit të Përgjithshëm, lëshoi avokatët mediatikë të tij në butaforinë e shëmtuar në çdo ekran dhe hapësirë mediatike, duke na “garantuar” se do të ishte vetëvrasje për regjimin po të largonte prokurorët që hetonin ish-ministrin gangster.
Se ajo nuk mund të ndodhte kurrë , etj., etj. !

Nuk kaloj shumë dhe prokurorët u shkarkuan dhe dosja u shkalafit turpësisht. Por sado të përpiqet drejtësia e narkoregjimit të fshehë provat, kushdo në Shqipëri, Amerikë dhe Evropë e njeh mirë doktrinën e drejtësisë penale. Se si konsiderohet fajtor, një bos i krimit të organizuar.

Pablo Eskobar, nuk u dënua se transportonte ai vetë, me thesin në krah, drogën.

Toto Riina nuk u dënua se ishte filmuar duke vrarë ai me armë në dorë viktimat e mafies.

Në Shqipëri dhe në botë ka shumë bosë të krimit të dënuar nga përgjimet dhe dëshmitë e dëshmitarëve si prova të krimit të kryer.

Narkoregjimi harron se droga masive nuk shkoi dhe helmoi vetëm Italinë, por shumë prej vendeve të tjera evropiane, Gjermaninë, Francën, Holandën, Britaninë e Madhe, etj.

Regjimi harron se kriminalizimi i rëndë i shtetit dhe institucioneve të një vendi anëtar i NATO-s, ka minuar drejtpërdrejtë sigurinë e të gjitha vendeve të hapësirës trans-atlantike. Ndaj regjimi nuk duhet të harrojë se pavarësisht që e ka dorëzuar drejtësinë shqiptare te mafia dhe krimi organizuar, kjo çështje dhe të tjera të ngjashme, bazuar në të gjitha konventat dhe praktikat ndërkombëtare, do të mund të hetohet dhe gjykohet në cilindo prej vendeve të aksit euro-atlantik. Shqiptarët e kërkojnë dhe e shpresojnë shumë këtë.

Por sot, beteja me mafien që ka kapur jo vetëm qeverisjen por dhe pushtetin e drejtësisë tashmë, është një betejë jashtëzakonisht e madhe dhe që do të zhvillohet me dimensione të papara më parë, e që duan ta qesharakizojnë duke e zëvendësuar me “takim për kafe” ku të shkruhen ca nene Kodi, se si krijohen komisionet e qendrave të votimit nëpër katundet e Shqipërisë.

Sot, mafia dhe krimi i organizuar po bëjnë gjithçka jo vetëm të bllokojnë rrugëtimin evropian të shqiptarëve, por ti largojnë ata sa më shumë të jetë e mundur nga modeli dhe aleanca perëndimore.

Pikërisht për këto, sot shqiptarët janë të thirrur në një betejë për sakrifica të mëdha, përndryshe do të shuhet dhe i fundit prej tyre mbi këtë dhe.

Etiketa: blerja e votaveBujar Nishanidrejtësiagrabitja e parave në Rinaskrimi i organizuarMafia

Të Lidhura

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

nga 27
21:58 | 25/12/2025
0

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Ndreu theksoi se kryeministri Edi Rama nuk ka ndërhyrë dhe nuk ka...

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

nga 27
21:44 | 25/12/2025
0

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetime mbi pasuritë e mundshme në Shqipëri të...

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

nga 27
21:22 | 25/12/2025
0

Kombëtarja shqiptare po lë pas një vit ku rezultatet e arritura, padyshim që kanë qenë historike dhe për kuqezinjtë, ishte...

Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

nga 27
21:02 | 25/12/2025
0

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”....

Para
“Një puthje se ma nxive jetën”, Gjykata e Elbasanit jep vendimin me 10 ditë burg për pedagogun Himçi

“Një puthje se ma nxive jetën”, Gjykata e Elbasanit jep vendimin me 10 ditë burg për pedagogun Himçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

20:52 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com