Ditët e kujtesës/ Si torturohej kleriku, Dom Mikel Bletoja nga xhelati Shyqyri Çoku – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ditët e kujtesës/ Si torturohej kleriku, Dom Mikel Bletoja nga xhelati Shyqyri Çoku

15:50 | 28/10/2016
në Uncategorized
0

“Ah, moj nanë… sa janë ka m’dhamin eshnat…. ”

Janë thirrje mundimesh të Dom Mikel Beltojës në torturat e burgjeve komuniste atë dimër të ftohtë midis dhjetorit 1973 e shkurtit 1974. Historia e njërit prej 38 klerikëve shqiptarë të vrarë gjatë diktaturës, të cilët shpallen martirë nga Papa Françesku, më 5 nëntor në Vatikan.

“Le të dalë Shyqyri Çoku e të thotë: I kam thyer unë ato kocka. Le të dalë e të thotë për të larë sado pak shpirtin. Dom Mikel Beltoja e ka falur qysh atëherë, kur si bishë sulej mbi  të, për ta sakatuar deri në ashtin më të fundit. E ka falur se është lutur për të që Zoti ta falë bashkë me eprorët e tyre të diktaturës komuniste. Lë të dalë sot Shqyqyri Çoku, të flakë dekoratën që ka marrë nga Rilindja, e të thotë nuk e dua s’më takon e të rrëfejë mizorinë e tij ndaj Dom Mikelit. Le të dalë e të thotë nga i buronte gjithë ajo urrejtje… ose të dalë e të thotë: nuk i kam thyer unë kockat e dom Mikel Beltojës.”

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

“Hapeni dosjen e Shyqyri Çokut”, tha ish-ambasadori gjerman në Shqipëri në vitet 1987 -1990, Verner Daun. “Hapni dosjen e Shyqyri Çokut dhe nëse është përgjegjës të dënohet dhe t’i hiqet medalja! Të dënohet sipas ligjit për vrasje të shumëfishtë”. Ka torturuar edhe At Zef Pllumbin e akademikun Sami Rrepishti ndër shumë të tjerë. Por, Shyqyr Çoku është sot i dekoruar nga qeveria e Ramës dhe aspak i penduar për ato krime që ka kryer.

coku-433x300Thonë se e ka shqyer gjymtyrësh priftin shkodran që nuk kishte bërë asnjë mëkat tjetër, veçse predikonte besimin katolik e kryente shërbesat kishtare që regjimi gjakatar i Enver Hoxhës i kishte ndaluar. Torturat e tmerrshme që “heroi” i Rilindjes ka kryer mbi priftin Dom Mikel Beltoja, shkojnë përtej imagjinatës së kriminelëve më të spikatur. Është një ndër historitë më makabre të dhunës komuniste ndaj popullit të vet.

Historia e këtyre torturave vjen përmes dëshmisë së Luara Keçit, të cilën e ndante veç një mur me qelinë e dom Mikel Beltojes. Ishte vetëm 16 vjeç, kur u arrestua. Laura Keçi, ishte spiunuar nga shoqet e veta të gjimnazit, “vigjilente në shërbim të partisë”, pasi kishte guxuar të bënte kryqin. Ishte viti 1973, kur asaj i ra fati i zi të njihte ato dhoma të errëta të torturave komuniste e ku do të shihte e të dëgjonte gjithçka bëri komunizmi ndaj saj e priftit martir, Dom Mikel Beltoja.

 Dëshmia

“Isha 16 vjeç kur u arrestova. Më futën në një birucë dhe aty afër meje në një tjetër ishte Dom Mikel Beltoja. Dua të tregoj me pak fajlë si e torturonin njeriun e Zotit. Komandanti Basri Temja nga Lushnja i sillte gjellën Don Mikelit, që ishte i lidhun kambësh e duersh me sigjir në birucën e tij, ku priste vendimin e Tiranës për pushkatim. Gjella si duket ishte shumë e ngrohtë mbasi nga djegia e saj ndigjohej virrma e priftit që nuk mund të kapërdihej. Kur mbyllte gojën dëgjohej krizma e tasit të aluminit që rrokullisej nëpër çimento mbasi ia hidhte fëtyrës “supën” përvluese. Kjo ishte një torturë që përsëritej gati çdo ditë ose edhe dy herë në ditë. Një polic i birucave me emnin Shefik, vinte me çizmet e tija të randa, hapte birucën e Don Mikelit, veç, kur ndigjohej krizma e kockave të kupave të gjunjëve nga shqelmat që i binte të shkretit prift. Goditjet ishin aq të forta sa që, betohem, se kam ndigjue me veshët e mij kockat e Don Mikelit tue u thye…  Tashti e kuptoj se i banin gjylpana se, kur fillonte me i ikë efekti, ndigjohëshin gjamët e dhimbjeve e si nëpër gjum fliste: Ah, moj nanë… nuk kam kockë të pathyeme…Ah, sa janë kah më dhambin eshtnat!.. cokuAi vuante pandërpremje e bashkë me té edhe unë, që ndigjojshe me veshë dhe, shpesh, nga një vrimë e vogël e derës e shihja tue e marrë rrëshqanë për me e çue në tortura, ose tue e këthye nga zyrat e tmerrshme të hetuesisë ku, vuejtjet ishin ma të mëdha se ata të fundit të ferrit. Asnjëherë nuk e pashë atë njeri tue u këthye me kambët e veta në birucë…, por gjithmonë zhag…

Një ditë prej atyre ditëve të zeza, isha zhytë në një gjum deke. Po shihja andrra të llahtarëshme, vuejtje, tortura, gjak, një tmerr i vërtetë më kishte pushtue, u dridhësha si thupra në ujë nga frika, një frikë që nuk e kuptoja nga vjen. Isha mbushë me vajë, vajë frike apo dëshprimi nuk e kuptoja, një tmerr i vërtetë….isha e lame në djersë… Disi u skapullova, kur pashë se jam në birucë, por si duket, ndër andrra kisha lëshue ndonjë thirrje, veç kur pashë sportelin e hapun të derës prej ku shihej fëtyra e kriminelit Alush Bakalli, që me gisht vërtikal para gojës lëshoi një sh sh sh…t!!, shenjë me të cilin urdhnonte heshtje… Një lëvizje rojesh jo e zakonëshme në atë orë. Nuk dija çka ka ndodhë… Edhe zhurma që më zgjoj ndryshonte, mujta me dallue zanin e katilit Shyqyri Qoku, që i vërriste Don Mikelit: Pusho… pusho, po të them… Këtë herë dallohej se nuk ishte vetëm. Në atë lamsh mendimësh përzi me zhurmën e vargojve ndigjova zanin e Don Mikelit, e zemra m’u mbush me vajë. Ishte mjedis kafshëve të egra që donin ta shkynin, e thërriste: “O Jezu Krisht! Zoti em, më jep forcën e fundit, o Shenjtja Mari, Nana e eme e përjetëshme për të fundit herë po të kërkoj, fali vëllaznit e mijë, kij mëshirë për ta se nuk dinë shka bajnë! Fali o Krisht! O Zot ndihmoje Shqipninë me shpëtue nga këta kriminelë komunistë. Zoja e Bekueme, Nana e Krishtit dhe e gjithë Botës, lutju Birit tand Zotit tonë Jezu Krishtit, që të më pranojnë në Mbretninë Qiellore, në duert Tueja të Bekueme ardhët Shpirti em!…Rrnoftë Shqipnia!, Rrnoftë Krishti!” Zani i Tij sa vinte e fikej derisa nuk u ndigjue ma… U mbyllën edhe shulat e dyerve…edhe dryjtë. Isha me sy nga dritaria tue vështrue, nëse ndigjohet prap zani i Tij por, kuptova ma vonë se isha ngritë kot për një kohë të gjatë, derisa, u kujtova se iku! Ai iku në Mbretni të Qiellës… Dom Mikel Beltoja u pushkatua më 10 shkurt 1974.

Qytetare te kryeqytetit, duke pare pregatitjet, ku do te mbaje meshen e tij Papa Francesku, diten e diele me 21 shtator ne sheshin Nene Tereza./r/n/r/nCitizens of the capital, seeing preparations, which will hold its Mass Pope Francis, on Sunday 21 September, at square Mother Teresa.

Dëshmia e Luara Keqit është marrë nga Fritz Radovani, Melburn 2015

Etiketa: “heroi” i RilindjesBasri TemjaDitët e kujtesësDom Mikel BletojaFritz RadovaniklerikuLuara KeçiShyqyri Cokuxhelati

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
“Muri i një banese” lë pezull një vit punimet në rrugën Disha tek Kodra e Priftit në Tiranë

"Muri i një banese" lë pezull një vit punimet në rrugën Disha tek Kodra e Priftit në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com