Ditën që vdes Dario Fo, këtu përsëritet drama e tij “Vdekja aksidentale e Anarkistit” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ditën që vdes Dario Fo, këtu përsëritet drama e tij “Vdekja aksidentale e Anarkistit”

14:17 | 13/10/2016
në Opinion
0

Nga Frrok Çupi

Autor i dramës së shkruar është Dario Fo. Ndërsa në dramën e realitetit tonë, autor është shteti. Këtë tha edhe artisti i madh, Fo, i cili sot ndërroi jetë në Milano, tha se shteti ishte autor i “vrasjes aksidentale”.

Ngjarja e fundit e dramës sonë reale ka ndodhur në Shëngjergj të Tiranës. Në fshatin Kollogjesh është vrarë me plumb prapa koke 36 vjeçari B.P. Policia e fshehu vrasjen me shpresën se nuk po merrej vesh. Kur vrasja u bë e njohur në publik, atëherë Policia dha versionin e saj: “Vetëvrasje!”. Njësoj si në vrasjen “aksidentale” të dramës së Fo.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Domethënë, B.P. kishte vrarë veten me plumb “prapa koke” dhe për këtë garanton policia, si të kishte qenë në vendin e ngjarjes. Në fakt 36 vjeçari është vrarë për hesape të drogës. Në Shëngjergj, si edhe në pjesën më të madhe të sipërfaqes së tokës në Shqipëri, toka është mbjellë me cannabis. Kanabisi përdoret për t’u shitur, sidomos në tregun perëndimor; dhe tani është kthyer në bazën kryesore të fitimit për bukën e gojës (për një pjesë të popullsisë) dhe për fitime të mëdha (për pjesën e kartelit). Këtu ndodh edhe konflikti: Ata që e kultivojnë drogën, nuk e kanë në dorë gjithë fitimin. Fitimin më të madh e merr policia dhe shteti; që edhe e ruajnë drogën nga “sytë” e njerëzve “dele” dhe nga rivalët. Po të prekësh në këto dy pika, atëherë ndodh si me 36 vjeçarin B.P. Një plumb prapa koke dhe pastaj komunikata: “B.P. kreu vetëvrasje!”.

Pikërisht kështu ndodhi edhe në subjektin e dramës së Dario Fo “Vdekja aksidentale e një Anarkisti”. Ngjarja ndodhi në stacionin e trenave në Milano, në vitin 1969. Një trenist me emrin Giuseppe Pinelli, u hodh, (ose e hodhën) nga dritarja e një dhome në katin e katërt të rajonit të policisë. Pinelli ishte akuzuar se kishte vënë bombën në një bankë, diku në Piazza Fontana, por ishte shkarkuar nga akuza. Megjithatë policisë i duhej i vrarë. Pasi e hodhën nga dritarja e shpallën “vetëvrasje aksidentale”.

Ja kjo është drama në skenë dhe drama në realitet, që përsëritet në Shëngjergj ditën që vdes autori italian i trillimit, Nobelisti Dario Fo. Ai sot ndërroi jetë, përmes dhimbjes se humbi një personalitet i madh.

Policia e Shëngjergjit, si ajo e Milanos së vitit 1969, nuk e zbulon lehtë viktimën e vet. Dario Fo luftoi derisa e bëri bindëse vrasjen e Pinellit nga dora e  policisë. Këtu po luftohet, por kam frikë se mungon një “Dario Fo”. Deri tani Policia ka lëvizur pak nga pozicioni i parë se “B.P. (ose Pinelli) ka kryer vetëvrasje”. Deri tani policia ka thënë se B.P. u gjet i vrarë në një stan, duke mashtruar për pozicionin ku u gjet. Pokuroria ka ngritur versionin e “vrasjes për shkak të pronësisë së drogës”. Hetuesit kanë krijuar bindjen se vrasja e 36-vjeçarit është bërë për larje hesapesh mes disa grupeve rivale që kontrollojnë plantacionet me kanabis në këtë zonë.

B.P. është gjetur i vrarë me plumb prapa koke, jo në stan, por në një magazinë të mbushur me kanabis të thatë; magazina është 200 metra katrorë sipërfaqe dhe e lartë 3 metra.

Kush e vrau? Magazina dhe droga ishin të 36 vjeçarit B.P. Ta kenë vrarë të tijët, do me thënë bashkëpunëtorët në drogë? Jo, sigurisht. Ata nuk mund ta vrisnin në sallën e përbashkët, as mund ta sillnin në ambientin e përbashkët ku do të zbuloheshin vetë dhe droga e tyre.

Dikush ka njoftuar policinë për vendin se ku ndodhet B.P. me plumb prapa koke. Sipas burimeve nga prokuroria dyshohet që kanë qenë vrasësit ata që e kanë lajmëruar policinë, me qëllim që të zbulohej magazina e rivalëve e mbushur me kanabis. Hetuesit përjashtojnë faktin që ai të jetë vrarë nga ndonjë konflikt me bashkëpunëtorët  e tij… Edhe në stacionin e Policisë në Milano, në vitin 1969, hyri një gazetare (sipas dramës së Fo, gazetarja Feletti, e cila i shkoi çështjes drejt fundit). Këtu, në Shëngjergj, janë vetë fshatarët që po bëjnë edhe gazetarin “e munguar”. B. P. është vrarë nga rivalët dhe është lënë në magazinën me hashash, me qëllim që policia të zbulojë drogën e rivalit, do me thënë drogën e B.P. që tashmë nuk jeton më.

Policia, në nxitimin për fshehjen e vrasjes, “gaboi” edhe në një gjë tjetër: E dogji drogën që ndodhej në magazinë ku “flinte” B.P. i vdekur. Pse, thua? Se po të gjendej droga, do të krahasohej “rivaliteti” dhe do të zbulohej sa është sasia e drogës që posedojnë rivalët e gjallë; do me thënë, edhe shteti e policia.

Ndryshe nga drama e Fo, këtu kemi katër ose pesë rivalë, jo vetëm dy, policinë dhe trenistin. Këtu kemi B.P.- një, rivalët e B.P., – dy, policinë, – tre, dhe shtetin më lart. Këta kanë hyrë në konflikt me njëri tjetrin, si katër banda.

/veritas.com.al/

Etiketa: Dario FodramaFrrok ÇupiGiuseppe PinelliPiazza FontanaVdekja aksidentale e Anarkistitvetëvrasje aksidentale

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
5 minuta në mëndjen e komisionerit Hahn

5 minuta në mëndjen e komisionerit Hahn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com