Vijon protesta e opozitës në çadrën e vendosur përpara Kryeministrisë me qëllimin e vetëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme që të drejtohen nga një qeveri teknike.
Sot është dita e 12-të që dhjetëra protestues mbështetur nga deputetë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike qëndrojnë në protestë, megjithëse dita është me shi.
Më herët kryetari i PD, Lulzim Basha ka dhënë ultimatum që protesta të mos ndalojë, derisa të plotësohen kërkesat e tyre, të cilat ai i konsideron kërkesa normale të çdo qytetari europian.