Për nder të ditës ndërkombëtare të Katarit, Ambasada e Katarit në Tiranë ka organizuar një pritje ku morën pjesë perfaqësues të trupit diplomatik, të politikës dhe medias në Tiranë.
Përfaqësuesi i Ambasadës së Shtetit të Katarit në Tiranë, Awadh Naja Al Hababi, mbajti fjalën përshëndetëse ku shprehu lumtuirnë e tij për bashkëpunimin mes dy vendeve.
Awadh Naja Al Hababi: “Shteti i Katarit është i lumtur të konfirmojë miqësinë që ka në botë dhe me shtetin shqiptar. Një falenderim i veçantë për Zyrat e Katarit, për kontributin e tyre në edukimin zhvillimin dhe progresin ne shoqërine shqiptare.”
18 dhjetori është Dita Kombëtare e Katarit. Katari është një nga shtetet më të pasura në botë, falë rezervave të naftës dhe gazit natyror çfarë e bën atë një qendër të rendësishme të binzesit në Lindjen e Mesme.