Mijëra njerëz janë mbledhur në Bulevardin “Aqif Pasha” në Elbasan për të ndjekur koncertin e madh festiv, të mundësuar nga Bashkia e këtij qyteti për “Ditën e verës”. Qytetarë të ardhur nga zona të ndryshme të vendit, janë shprehur të kënaqur nga organizimet dhe kanë pritur së bashku festën e 14 marsit.
Sheshet janë mbushur me njerëz që festojnë ardhjen e pranverës.Të gjithë kanë marrë pjesë në aktivitete të ndryshme, por ata që gëzojnë me shumë janë fëmijët. Elbasani është qyteti simbol i kësaj feste dhe çdo vit pret vizitorë të shumtë.