Festime nisin që herët në mëngjes, Sejdini uron qytetarët
Elbasani është zgjuar në Festë. Festimet e Ditës së Verës kanë filluar që në orët e para të mëngjesit. Qyteti i ballokumeve kthehet sot në një pikë peligrinazhi për mijëra vizitorë nga I gjithë vendi, duke e kthyer kështu Elbasanin në kryeqytetin e kësaj feste tradicionale. Me një urim për qytetarët por edhe për të ardhurit e ka nisur ditën edhe kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini.
Kryebashkiaku u shpreh: “Me këtë ras uroj uroj për Ditën e Verës jo vetëm qytetarëve të Elbasanit por të gjithë qytetarëve të Shqipërisë pasi ajo u bë tashmë festë kombëtare. Elbasani sot është në festë. Festa ka filluar disa ditë përpara, ka vazhduar me festivalin e këngës popullore me panairin e ditës së verës dhe shumë gjëra të tjera. Festimi është tradicional. Një gjë është për tu shënuar, kanë qenë mijëra sqytetarë që kanë ndjekur festivalin mbrëmjen e djeshme.Sot është dreka e verës. Elbasani është mikëpritës, dhe festaë do të zgjasë gjithë ditën”.