Në Ditën e Rinisë Partia Demokratike ka zhvilluar homazhe pranë bustit të Azem Hajdarit te Qytet Studenti.
Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat vlerësoi rolin e Azem Hajdarit dhe studentëve të tjerë në përmbysjen e regjimit.
Berisha: Duke soditur shtatoren e Azem Hajdarit me erdhi në mendje një paralelizëm, asokohe në çdo shesh mbillte tmerr dhe terror shtatorja e Enver Hoxhës, në atë kohë në çdo shesh mbillte shpresë dhe besim tribuni i lirisë Azem Hajdari që shkonte nga jugu në veri, nga lindja në perëmdim për të trokitur, për të zgjuar ndërgjegjen e qënieve tmerrësisht të shtypura, të indokrinuara por të poshtëruara nga kulti i satanit për ti zgjuar ata dhe dalë dhe njëherë si njerëz të lirë.