Në të gjithë Shqipërinë ka startuar sot viti i ri shkollor parauniversitar 2017-2018.
Për herë të parë në bankat e shkollës do të ulen 33 mijë nxënës, ndërsa 495 mijë është numri i nxënësve që nisin mësimin këtë vit.
Që mbarëvajtja e kësaj dite të jetë sa më e mirë Policia e Shtetit kishte angazhuar në terren rreth 1200 efektivë policie.
Sezoni për ciklin 9-vjeçar përfundon në 2 qershor ndërsa në 14 qershor përfundon cikli mësimor për shkollat e mesme.