Diskutimet në Këshillin Kombëtar të PD, çfarë u tha për Bashën dhe… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Diskutimet në Këshillin Kombëtar të PD, çfarë u tha për Bashën dhe… –

14:57 | 05/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Një ditë më parë, Sali Berisha drejtoi mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së që drejton, ku përtej mesazheve publike, pa prezencën e mediave, ka diskutuar lidhur me atë se çfarë opozita duhet të bëjë në javët në vazhdim.

Nga raportimet mësohet se Berisha ka kundërshtuar kategorikisht idenë që qarkullon për krijimin e një partie të re, në kushtet kur logon dhe vulën e PD-së vijon ta ketë nën kontroll grupimi që nuk është pjesë e Rithemelimit të drejtuar nga ish-Kryeministri.

Në këtë situatë, Berisha e ka gjetur zgjidhjen te krijimi I një fronti opozitar sa më të gjerë, te hapja dhe afrimi I emrave dhe njerëzve të rinj, si dhe organizimi I protestave deri në rrëzimin e Qeverisë Rama.

Nga raportimet mësohet se kreu demokrat ka përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi me dy politikanët, dikur ndër bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj, por ka lënë të hapur çdo mundësi bashkëpunimi me cilindo prej deputetëve të tjerë demokratë, të cilët sot ndodhen në një “rrymë” të tretë brenda PD-së, kundërshtojnë si Bashën edhe Berishën.

Po kështu raportohet se Berisha ka deklaruar se me Edi Ramën duhet të ketë një përballje të fortë, tezë kjo e artikuluar më parë publikisht edhe nga deputeti Edi Paloka.

E ndërsa deri në fundin e shtatorit, demokratët e drejtuar nga Berisha do të jenë të angazhuar me analizën e 14 majit, dhe më pas mund të përgatitet terreni për riorganizimin dhe votëbesimin e strukturave, përfshi edhe vetë kreun demokrat nga anëtarësia, me nisjen e sesionit të ri parlamentar, deputetët demokratë duhet të caktojnë kreun e Grupit Parlamentar.

Momentalisht ai është Gazment Bardhi, I cili në heshtje është pranuar edhe nga grupimi që drejtohet nga Berisha, veçanërisht pas përplasjeve që Sekretari I Përgjithshëm në PD-në zyrtare, pati me mbështetësit e Lulzim Bashës.

Ndoshta për inerci, Bardhi mund të vijojë të ketë tagrin e kreut të Grupit Parlamentar, por sa do të munden deputetët të veprojnë si një grup I vetëm, kur shumë prej tyre vijojnë të mbeten të përjashtuar, me një vendim të Enkelejd Alibeajt?

Gjatë diskutimeve në Këshillin Kombëtar, Lisandër Hoxha tha se

kemi përgjegjësinë politike para shqiptarëve që të bashkojmë Grupin Parlamentar të PD dhe të hedhim pas krahëve konfliktin artificial, i cili ka qenë pengesë e madhe për kaq kohë. Hoxha propozoi një “indulgjencë politike” për secilin prej deputetëve, që ende nuk është pjesë e grupimit të drejtuar nga Berisha, në mënyrë që në Shtator të kemi mundësinë e një lufte të gjithanëshme politike me qeverinë në ikje.

“Unë besoj se të gjithë deputetët e PD, pavarësisht qëndrimeve të tyre, e kanë një vend në fillimin e ri. Kjo duke përjashtuar Z. Basha, një grup të vogël njerëzish që kanë shitur veten e tyre te qeveria”, tha ai.

Hoxha tha se ka kërkuar riorganizim të të gjithë strukturave të Partisë Demokratike, duke hedhur idenë për një votëbesim jo vetëm të Kryetarit të PD, por edhe të Kryesisë, Këshillit Kombëtar, Degëve, etj.

Ndërkohë, demokratja Ilirjana Kuçana tha se kjo situatë që po kalon PD, duhet të shërbejë si periudhë reflektimi dhe jo për të bërë ‘gjueti shtrigash’

“Kjo duhet të këtë shërbyer si periudhë reflektimi për të gjithë ne jo për të bërë gjuetinë e shtrigave, por për të shikuar problemet që kemi ne si parti. Ne duhet të hapemi dhe të jemi me të bashkuar. Partia duhet të jetë e hapur ndaj intelektualëve dhe njerëzve të lirë”, tha ajo.

Read more

Ke frikë të detyrosh Ramën që të vijë në seancë, jep dorëheqjen –

Mos na bëni qesharakë –

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta dhe gazi –

Janë bllokuar produkte dhe është gjobitur subjekti –

Të Lidhura

nga 27
11:37 | 07/05/2026
0

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ngriti tonet nga Kuvendi, ndërsa lëshoi akuza në drejtim të Niko Peleshit....

Mos na bëni qesharakë –

Mos na bëni qesharakë –

nga 27
11:05 | 07/05/2026
0

Deputeti i PD-së, njëkohësisht kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi kërkoi që raporti i Komisionit të Jashtëm të PE-së të...

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta dhe gazi –

nga 27
10:33 | 07/05/2026
0

Bordi i Transparencës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me çmimet e reja të karburante. Theksohet se çmimi i...

Janë bllokuar produkte dhe është gjobitur subjekti –

Janë bllokuar produkte dhe është gjobitur subjekti –

nga 27
10:27 | 07/05/2026
0

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas rastit të helmimit të 56 kursantëve në Akademinë e Sigurisë në Sauk, ngjarje...

Para
Plane për fëmijë? Luiz Ejlli i kërkon nënës të jetoj me të –

Plane për fëmijë? Luiz Ejlli i kërkon nënës të jetoj me të -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ke frikë të detyrosh Ramën që të vijë në seancë, jep dorëheqjen –

Ke frikë të detyrosh Ramën që të vijë në seancë, jep dorëheqjen –

11:37 | 07/05/2026
Mos na bëni qesharakë –

Mos na bëni qesharakë –

11:05 | 07/05/2026
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta dhe gazi –

10:33 | 07/05/2026
Janë bllokuar produkte dhe është gjobitur subjekti –

Janë bllokuar produkte dhe është gjobitur subjekti –

10:27 | 07/05/2026
Kush është Kompania “Sori-Al” fitoi tenderin 3.5 milionë euro për të helmuar studentët e policisë –

10:03 | 07/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Ke frikë të detyrosh Ramën që të vijë në seancë, jep dorëheqjen –
  • Mos na bëni qesharakë –
  • Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta dhe gazi –
  • Janë bllokuar produkte dhe është gjobitur subjekti –
  • Kush është Kompania “Sori-Al” fitoi tenderin 3.5 milionë euro për të helmuar studentët e policisë –
  • Diskutime për Raportin e Parlamentit Europian –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ke frikë të detyrosh Ramën që të vijë në seancë, jep dorëheqjen –
  • Mos na bëni qesharakë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com