Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Disa fakte interesante nga jeta e gjeniut

Nga Media 0

Stephen Hawking prej disa vitesh ka jetuar mbi një karrocë me rrota dhe i paaftë të komunikojë pa ndihmën e një kompjuteri të posaçëm, megjithatë jeta e tij është plot ngjarje frymëzuese.

Disa momente dhe fakte të rëndësishme nga jeta e gjeniut.

-Në fillimet e shkollimit të tij, notat që ai merrte në shkollë, çuditërisht ishin nga më të dobëtat e klasës, ndërkohë qe ai kishte një pasion te veçante për radiot, orët dhe çdo gjë tjetër qe ishte e çmontueshme.

-Në rini, edhe pse kishte treguar pasion dhe talent të veçantë për Matematiken, i ati këmbëngulte që ai të studionte për Mjekësi. Ai zgjedh një të mesme, Fiziken për të vazhduar më pas me Kozmologjinë.

-Hawking nuk është shquar për pasion për sportin, apo për ndonjë fizik te zhvilluar, megjithatë, në vitet e para në Oksford, ai fillon të argëtohet me sportin, për të larguar sadopak ndjesinë e vetmisë që prodhonte fakultetit.

-Pas diagnostikimit te sëmundjes së tij të rënde, ai njihet me atë që do të bëhet më pas edhe bashkëshortja e tij, me të pati tre fëmijë.

-Hawkin ka marre një numër te madh çmimesh për shkencën.

Çmimet:

1.Presidential Medal of Freedom 2009

2.Copley Medal 2006

3.Albert Einstein Award 1978

4.Hughes Medal 1976

5.Albert Einstein Medal 1979

6.Adams Prize 1966

7.Gold Medal of the Royal Astronomical Society 1985

8.Wolf Prize in Physics 1988

9.Dannie Heineman Prize for Mathematical Physics 1976

10.Eddington Medal 1975

11.Fonseca Prize 2008

12.Special Breakthrough Prize in Fundamental Physics 2013

13.Dirac Medal of the Institute of Physics 1987

14.Prince of Asturias Award for Concord 1989

-Në vitin 1975 ai hodhi tezën sipas së cilës vrimat e zeza ishin në gjendje të “hanin” çdo strukturë qiellore, duke marrë me vete dhe zhdukur të gjitha informacionet që lidheshin me të. Kjo tezë binte ndesh me atë të fizikes mekanike, sipas së cilës, materia është e pazhdukshme, dhe kjo detyroi një tjetër fizikan të madh të kohës, John Preskill, të deklaronte se pohimi i Hawking ishte një gafë e madhe. Për këtë ata vunë një bast, një enciklopedi mbi bejsbollin, të cilën pas 30 vitesh, do të ishte vetë Hawking që do t’ia dorëzonte kolegut të tij, që pranonte kështu se deklarata e tij ishte e dështuar.

-Sipas Hawking, alienët, nisur nga përmasat e Universit, duhet te ekzistojnë diku, por për ne do te ishte më mirë të mos takoheshim me ta, pasi nëse ata janë në gjendje të vijnë deri në Tokë, kjo do te thotë qe ata janë me përpara nesh, dhe me shumë gjasa do të na kolonizojnë, një kolonizim tepër i ndryshëm nga ai europianëve në Amerikë në vitin 1492.

-Veç librave shkencorë, në punët e tij mund të numërohen edhe disa libra për fëmijë.

-Në një prej bran­eve më të bukura të Pink Floyd, regjistruar në vitin 1994, është regjistruar edhe zëri metalik i Stephen Hawking.

-Në vitin 2007, në moshën 65-vjeçare, Stephen Hawking ka eksperimentuar për disa sekonda ndjesinë e mungesës se peshës, falë kompanisë së njohur Zero Gravity Corporation.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej