• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dioqeza e re rihap plagët e vjetra në Kishën shqiptare

19:53 | 20/04/2016
në Shqiperi
0

Nga Fatjona Mejdini, BIRN

Krijimi i një dioqeze të re në Kishën Ortodokse Shqiptare ka shkaktuar zemërim mes një prifti rebel dhe autoriteteve të Kishës, akuzuar në të shkuarën si agjentë të Greqisë.

Lexo edhe

Policët e rrëmbyer në Kosovë dërgohen në Beograd/ Ja çfarë raporton gazetari –

Garancia për Edi Ramën, Vuçiçin dhe Sorosin është Trepça e Kosovës! –

Skandali, zbulohen lidhjet mes Amant Josifit dhe Olsi Ramës –

Krijimi i dioqezës së Elbasanit më 17 prill u denoncua me vrull të mërkurën nga një klerik vendas, At Nikolla Marku, i cili prej kohësh ka kundërshtuar kreun e Kishës me etni greke, kryepeshkopin Janullatos.

At Marku, që drejton kishën e Shën Mërisë në Elbasan, i kërkoi peshkopit të sapocaktuar të Elbasanit, Andonit, të japë dorëheqjen.

“Andoni, i njohur si Janullatos, të kërkojmë të japësh menjëherë dorëheqjen dhe të mos e pranosh detyrën,” tha prifti në një deklaratë.

Ai, gjithashtu akuzoi autoritetet e Kishës se donin të “derdhnin gjak” duke paralajmëruar se nëse e bënin këtë, atëherë pasojat do të binin mbi ta.

Zemërimi i tij duket se është nxitur nga një deklaratë e peshkopit Andoni gjatë shërbesës së tij të djelën, në të cilën ai tha se kisha e Shën Mërisë ishte zaptuar në mënyrë të paligjshme.

“Ne kemi një situatë paradoksale këtu, ku kisha e Shën Mërisë është uzurpuar ilegalisht, por me ndihmën e Zotit, do të rikthehet te Kisha dhe te besimtarët e qytetit,” tha peshkopi i ri.

Kisha e akuzon At Markun për zaptim të paligjshëm të kishës në Elbasan, ngaqë ligji e njeh atë si pronë të Kishës Ortodokse shqiptare.

Kryesuar nga kryepeshkopi Janullatos, Kisha ka pasur mosmarrëveshje të përsëritura me At Markun, të cilin media e portretizon shpesh si një patriot rebel.

Zëdhënësi i Kishës shqiptare, Thoma Dhima i tha BIRN se At Marku nuk kishte lidhje zyrtare me Kishën, që e konsideron atë vetëm si një “qytetar privat”.

“Ai është zëdhënësi i disa segmenteve që janë kundër zhvillimit dhe progresit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare,” tha Dhima.

At Marku e veçoi veten nga Kisha Ortodokse që nga vitet ‘90, duke e konsideruar atë një bastion të shovinizmit grek dhe një promovuese të ndasive në komunitetin ortodoks.

Ai thotë gjithashtu që priftëria e tij njihet nga kryepeshkopi i Maqedonisë fqinje dhe se ai është në mënyrë të ligjshme në krye të kishës së Elbasanit.

At Marku nuk e fsheh inatin me faktin se kryepeshkopi Janullatos erdhi nga Greqia për të drejtuar Kishën Ortodokse Shqiptare në 1992 dhe është ende në krye edhe sot.

Disa shqiptarë ndajnë të njëjtin zemërim. Ish-kreu i Shërbimit Sekret të Shqipërisë, Fatos Klosi, i cili ka qenë një kritik i fortë i qëndrimit të gjatë të kryepeshkopit Janullatos në krye të kishës, i tha BIRN se krijimi i dioqezës së Elbasanit është një mjet që synonte të mbysë zërin e At Markut.

“Ata kanë caktuar një përfaqësues të lartë të kishës në Elbasan në mënyrë që të izolojnë At Markun. Kisha po krijon një infrastrukturë të re për ta bërë këtë,” pretendoi ai.

Klosi beson se At Marku ka të drejtë, kur thotë se është koha që Kisha Ortodokse shqiptare të drejtohet nga një klerik me origjinë shqiptare.

Numri i saktë i besimtarëve ortodoksë në Shqipëri nuk dihet. Sipas censusit të vitit 2011, popullsia shqiptare u vetëdeklarua 56.7 për qind myslimane, 13.79 për qind e pacaktuar, 10 për qind katolike dhe 6.75 për qind ortodokse. Pjesa tjetër janë ateistë dhe anëtarë të sekteve më të vogla.

Megjithatë, Kisha Ortodokse pretendon se përqindja e besimtarëve ortodoksë është më e lartë nga sa sugjeron censusi.

/balkaninsight.com/

Etiketa: at Nikolla MarkuBIRNDioqezaFatjona MejdiniFatos KlosiKisha ortodokse shqiptarekryepeshkopi Janullatospeshkop AndoniplagëThoma Dhima

Të Lidhura

Policët e rrëmbyer në Kosovë dërgohen në Beograd/ Ja çfarë raporton gazetari –

Policët e rrëmbyer në Kosovë dërgohen në Beograd/ Ja çfarë raporton gazetari –

nga 27
16:16 | 14/06/2023
0

Gazetari Idro Seferi ka thënë se sipas informacioneve jozyrtare tre policët e Kosovës që u arrestuan nga policia serbe janë...

Ja pse është në favor të Serbisë –

Garancia për Edi Ramën, Vuçiçin dhe Sorosin është Trepça e Kosovës! –

nga 27
16:02 | 14/06/2023
0

Nga Enver Bytyçi Kryeministri Edi Rama anuloi dje mbledhjen e përbashkët të dy qeverive asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës....

Skandali, zbulohen lidhjet mes Amant Josifit dhe Olsi Ramës –

Skandali, zbulohen lidhjet mes Amant Josifit dhe Olsi Ramës –

nga 27
09:41 | 06/04/2023
0

Të shumtë ishin shtetasit spanjollë dhe jo vetëm, që ranë pre e skemave të mashtrimit nga Call Ceneter-at që operonin...

Aksident në Elbasan, makina përplas dy fëmijë –

Aksident në Elbasan, makina përplas dy fëmijë –

nga 27
21:16 | 04/04/2023
0

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Elbasan, ku makina tip ‘Opel’ që drejtohej nga një...

Para
Elbasan, PDIU nis zgjedhjet, Idrizi: Të bëhemi forcë kryesore politike

Elbasan, PDIU nis zgjedhjet, Idrizi: Të bëhemi forcë kryesore politike

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kullat, mjetet e lehta për të siguruar status quo-në –

Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –

18:22 | 27/09/2023
Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

18:11 | 27/09/2023
Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –

Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –

13:25 | 27/09/2023
Kriminelët në veri të Kosovës

Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –

17:00 | 21/09/2023
Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

12:11 | 21/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –
  • Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –
  • Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –
  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –
  • Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –
  • Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com