Dilni nga ‘lista gri’ e pastrimit të parave – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dilni nga ‘lista gri’ e pastrimit të parave –

10:05 | 03/02/2023
në Uncategorized
0

Në intervistë për DW, Alexander Plekhanov nga BERZH thotë se tregu në Shqipëri do të përmirësohej nëse reforma në gjyqësor do të kishte ritme më të shpejta dhe vendi do të kishte kontroll më të fortë mbi paratë e pista.

Pak ditë më parë, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) prezantoi gjetjet e Raportit të Tranzicionit për vitin 2022-23. Për Shqipërinë, treguesi që mat mirëqeverisjen shënoi rënie, krahasuar me gjashtë vite më parë.

DW: Z.Plekhanov, është publikuar së fundi Raporti i Tranzicionit për vitin 2022-23. Si do t’i analizonit gjetjet për Shqipërinë?

Plekhanov: Viti 2022 ishte një vit sfidues në të gjitha rajonet ku ne investojmë, përfshirë Shqipërinë. Ekonomitë në Europë janë prekur thellësisht nga kriza energjitike dhe ndërprerje të tjera, pikërisht në kohën kur ato po rimëkëmbeshin nga pasojat e pandemisë së Covid-19. Një nga kapitujt e këtij raporti evidenton format se si kompanitë menaxhuan ndërprerjet e ndryshme të zinxhirit të furnizimit dhe dokumenton zhdërvjelltësinë e jashtëzakonshme të ndërmarrjeve private.

Tre të katërtat e kompanive që veprojnë në Europë në import dhe eksport u përballën me ndërprerje të rrjetit të furnizimit, si pasojë e politikave 0-covid të Kinës, të pushtimit rus në Ukrainë, motit ekstrem e shumë arsye të tjera. Kompanitë u treguan tepër elastike, rritën inventarët dhe gjetën furnizues të rinj (në 80% të rasteve, jashtë shteteve të tyre) dhe digjitalizuan menaxhimin e zinxhirit furnizues.

DW: Në këtë raport, treguesi që mat mirëqeverisjen ka shënuar rënie krahasuar me vitet e mëparshme, më konkretisht treguesi shënon 4.62 për vitin 2022, ndërkohë që në vitin 2016 shënonte 5.26. Cilët janë faktorët që kanë çuar Shqipërinë në regres brenda një periudhe 6-vjeçare?

Plekhanov: Treguesit e qeverisjes ndërthuren me një sërë masash të qeverisjes në nivel vendor dhe korporatave. Luhatja në rezultate pasqyron ndryshimet e shumë treguesve dhe gjithashtu varet nga progresi i bërë nga vendet e tjera, gjatë së njëjtës kohë. Për shembull, renditja e Shqipërisë në listën e indeksit të perceptimit të korrupsionit që analizon Transparency International, ishte më e ulët në vitin 2022 se sa në vitin 2016.

Duke parë drejt së ardhmes, një ritëm më i shpejtë i reformës gjyqësore do të sillte rezultate në përmirësimin e tregut. Në të njëjtën mënyrë, do të kishte një përmirësim të tregut nëse do të zbatoheshin shqetësimet e ngritura nga Task-Forca e Veprimit Financiar në lidhje me kontrollet kundër pastrimit të parave, shqetësime të cilat e kanë futur aktualisht Shqipërinë në të ashtuajturën “listë gri”, zyrtarisht e njohur si lista nën monitorim të shtuar.

DW: A evidentoni rritje të korrupsionit dhe informalitetit dhe sa e dëmton përkeqësimi i situatës rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE?

Plekhanov: Në terma afatgjatë, të dhënat e studimit tonë tregojnë përparim. Çdo 6 vjet, sëbashku me Grupin e Bankës Botërore dhe Bankën Europiane të Investimeve ne kryejmë sondazhe përfaqësuese me kompanitë. Ne u drejtojmë atyre një numër të madh pyetjesh rreth përvojave të tyre, përfshirë përvojat tipike të korrupsionit dhe informalitetit në sektorët dhe fushat në të cilat ato operojnë.

Kur e zhvilluam këtë sondazh 20 vite më parë, në vitin 2002, kompanitë në Shqipëri raportuan se 6% e shitjeve të tyre shkonin për pagesa informale. Në vitin 2019, kjo përqindje kishte rënë në 2.7%. Kjo shifër vijon të mbetet më e lartë se Italia për shembull, ku mesatarja është rreth 0.3%, por gjithesi është më e ulët se 20 vite më parë.

Pavarësisht nga këto tendenca pozitive afatgjata, mbetet ende shumë punë për t’u bërë, duke përfshirë këtu rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Bëhet fjalë për disa sfida që ne i përmendëm, si reforma e gjyqësorit, dispozitat ligjore kundër pastrimit të parave dhe zbatimi i tyre, për shembull.

DW: Si paraqitet situata përsa i përket rritjes së inflacionit dhe sa e rrezikuar është Shqipëria nga rritja e çmimeve?

Plekhanov: Inflacioni është një sfidë madhore e ekonomive me të cilat ne punojmë, në Europë, Mesdheun Jugor dhe Lindor dhe Azinë Qendrore. Në të gjithë rajonet inflacioni arriti pikun e tij në tetor 2022, me një mesatare prej 17.5%, nivel i përjetuar për herë të fundit në recesionin e vitit 1998. Inflacioni ka nisur të bjerë gradualisht që nga tetori. Çmimet e energjisë elektrike (në veçanti çmimet rekord të gazit natyror në Europë) dhe çmimet e ushqimeve ishin nxitësit kryesorë të inflacionit në fillim, ndërsa tani përbëjnë thuajse gjysmën e presionit inflacionist.

Edhe në Shqipëri inflacioni gjithashtu kulmoi në tetor 2022, por me një nivel dukshëm shumë më të ulët, në 8.3%. Në fundin e vitit ra në 7.4%. Varësia e ulët e Shqipërisë ndaj gazit ndihmoi për të mbajtur inflacionin nën kontroll, duke qenë se prodhimi më i madh i energjisë elektrike vjen nga hidrocentralet. Besueshmëria e politikave të Bankës Qendrore ka luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm.

Teksa ekonomia rritet dhe uji pakësohet gjithnjë e më tepër, kriza energjitike e vitit 2022 në Europë nënvizon rëndësinë e investimit në energji, me një fokus tek energjia e rinovueshme. Në këtë sektor, BERZH ka pasur një sërë projektesh të rëndësishme dhe vijon ta mbështesë vendin.

DW: Në cilat fushat vërehet progres dhe në çfarë sektorësh paraqitet situatë stanjacioni?

Plekhanov: Përmenda më sipër prioritetet për reformat qeverisëse dhe masat që duhet të merren kundër pastrimit të parave.

Për sa i përket pëparimeve, raporti ynë thekson përmirësime në fushën e gjithëpërfshirjes, ku Shqipëria ka shënuar një rritje prej 0.5 që nga viti 2016. Në veçanti, të dhënat e sondazhit flasin për një përmirësim të dukshëm për sa i përket aftësive digjitale të njerëzve dhe qasjes së përmirësuar në internet, në zonat problematike të dikurshme. Ishte gjithashtu inkurajuese të shihje turizmin në rritje gjatë vitit të kaluar, ku ne punuam ngushtë me këtë sektor, me qëllim që zhvillimi i turizmit dhe përmirësimi i gjithëpërfshirjes të forcojnë njeri-tjetrin.

Plekhanov është drejtor i BERZH për “Ndikimi i Tranzicionit dhe Ekonomive Botërore” (Transition Impact & Global Economics)

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Vetëvrasje në Shkodër, policia jep detajet e para –

EMRI/Aksidenti me vdekje te Fresku, arrestohet autori -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjobat nuk ndalen as për festa! Bizneset marrin kamatë për deklarim të vonuar ditën e pushimit –

10:32 | 24/03/2026
Lufta mund të shpëtojë turizmin, në Shqipëri po vijnë të huajt që anuluan planet në Lindjen e Mesme –

10:18 | 24/03/2026

09:57 | 24/03/2026
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përplasen dy automjete –

09:42 | 24/03/2026
Trump publikon të dhënat, ja sa familje nga Shqipëria dhe Kosova përfitojnë ndihmë sociale në SHBA –

Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin, nafta kapërcen sërish mbi 100 dollarë –

09:24 | 24/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Gjobat nuk ndalen as për festa! Bizneset marrin kamatë për deklarim të vonuar ditën e pushimit –
  • Lufta mund të shpëtojë turizmin, në Shqipëri po vijnë të huajt që anuluan planet në Lindjen e Mesme –

  • Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përplasen dy automjete –
  • Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin, nafta kapërcen sërish mbi 100 dollarë –
  • Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, sot zhvillohen intervistat e 14 kandidatëve (Lista) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjobat nuk ndalen as për festa! Bizneset marrin kamatë për deklarim të vonuar ditën e pushimit –
  • Lufta mund të shpëtojë turizmin, në Shqipëri po vijnë të huajt që anuluan planet në Lindjen e Mesme –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com