Një grup nismëtarësh prej 12 personash, në bashkëpunim me Lëvizjen “Shqipëria Bëhet”, do të nisë zyrtarisht nesër procesin e mbledhjes së 50 mijë firmave që synojnë shfuqizimin e ligjeve, “Për investimet strategjike” dhe “Për paketën e maleve”.
Sipas njoftimit të ndarë për mediat, procesi i mbledhjes së firmave do të nisë zyrtarisht të shtunën, më 30 maj, në orën 11:00, në hyrje të sheshit “Skënderbej”, përballë Kullës së Sahatit, pranë Bibliotekës Kombëtare në Tiranë.
Sipas organizatorëve, nisma synon t’u japë qytetarëve mundësinë të shprehen drejtpërdrejt përmes referendumit lidhur me këto dy ligje, të cilat ata i konsiderojnë si zhvatje nga ana e qeverisë..











