Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të mbrëmjes së të enjtes në dalje të tunelit në rrugën Elbasan-Tiranë.
Bëhet me dije se fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa flakët i kanë shkaktuar dëme të mëdha automjetit.
Nga hetimet paraprake shkaqet e rënies së zjarrit në automjet janë ende të paqarta.