Një automjet është përfshirë nga flakët duke u djegur plotësisht.
Ngjarja ka ndodhur pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Elbasan, ku mjeti luksoz tip BMW X1 është shkrumbuar nga flakët.
Sakaq raportohet se djegie të pjesshme ka pësuar dhe një automjet tjetër që gjendej pranë tij i parkuar.
Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit, paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmëme zjarrëvënie të qëllimshme.
.