Dibra, Dibra Uber Alles – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dibra, Dibra Uber Alles

12:00 | 28/08/2016
në Opinion
0

Nga Lorenc Vangjeli

Po ndodh në Dibër, ka ndodhur më parë në Korçë, por mund të ndodhë dhe në Krujë, në Kavajë, në Koplik, në Konispol apo gjetkë. Nuk ka pikën e rëndësisë lokaliteti. Nuk ngre fare peshë arsyeja. Nuk i intereson askujt lloji; gjithçka që vlen dhe ka rëndësi është gara. Dibra pati fatin që për një sërë rrethanash që nuk nisën me transmetimin e videoskandalit të ish­kryetarit të bashkisë, të ketë zgjedhje të parakohshme vendore. Njëlloj si Korça pak muaj pasi e majta fitoi pushtetin në 2013­ën dhe ish­kryetari i bashkisë së qytetit u përfshi në kabinetin qeveritar.

Edhe atëherë si tani, e majta dhe e djathta zbritën në kutitë e votimit të supermotivuara sikur ajo të ishte beteja e parë, e vetme dhe e fundit politike në vend. E majta me avantazhin e fitores në zgjedhjet e përgjithshme që donte të dëshmonte se rezultati i vjeshtës korçare 2013 ishte fotokopje e rezultatit të verës kombëtare të të njëjtit vit, kurse e djathta që donte të demonstronte të kundërtën. Që donte një motiv propagandistik që të thoshte se fitorja e kundërshtarit ishte e trukuar dhe se disfata e saj ishte e pamerituar. U ndeshën dhe sipas zakonit, kush fitoi festoi, kush humbi tha se u cënuan standartet e zgjedhjeve.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Në një vend si Shqipëria, pavarësisht decentralizimit të pushtetit vendor, pavarësisht pavarësisë së garantuar në kushtetutë dhe në ligj, aftësia dhe mundësia e të zgjedhurve lokalë për të vepruar pavarësisht dhe të pavarur nga Tirana, është pothuaj minimale. Eshtë shumë më pranë të vërtetës të thuhet se kush qeveris në Tiranë, ka një mandat që ngrihet edhe mbi të gjithë të zgjedhurit vendorë, një mandat që nis e nuk mbaron tek ndarja e fetave të buxhetit të shtetit. Qëndrat e reja urbane të qytetave apo dhe stadiumet në Elbasan, Shkodër apo Tiranë, janë vetëm disa nga provat e dukshme të një realiteti që dihet se është kështu. Po atëherë pse këto daulle lufte në Dibër sot si në Korçë nja tre mote shkuar? Pse një luftë e tillë që nuk do të reflektojë pothuaj asnjë ndryshim në Tiranë, që do të sjellë vetëm ndryshimin e ca pak fateve individualë në Dibër dhe që plus minus, çdo gjë do të jetë pothuaj si më parë? Pse ka gjithmonë një fitil që ndizet në Tiranë për të mbërritur në dinamitin e rradhës, në kutitë e rradhës së zgjedhjeve të rradhës? Ka shumë arsye. Ato nisin që me kulturën e ndeshjes politike në Shqipëri që nuk ndan dot detajin nga e tëra, me kulturën e luftës, me kulturën e ndeshjes në çdo ditë si në ditën finale. Gjithçka ngjan si në garën e armatimeve në Luftën e Ftohtë. Asnjëra palë nuk bën pas, sepse nuk ka besim tek tjetra. Edhe pse me siguri të gjithë e dinë të vërtetën e thjeshtë se sa më pak Tiranë të ketë në Dibër, aq më shumë dibranët vetë do të merren me hallet e tyre reale dhe jo ato të eksportuara me zhurmë, brohori e bërtitje nga Tirana tek ata. Një eksport që kalon pa asnjë problem nëpër Rrugën e Arbrit që nuk ekziston.

Komuniteti dibran është nga më të spikaturit në vend. Mes tyre ka një lloj lidhjeje, harmonie dhe bashkëpunimi që gjendet gjithmonë e më rrallë gjetkë. Ky komunitet është kompakt në Tiranë dhe mes tyre mund të gjesh dhe mendje të mençura, edhe xhepa të thellë nga suksese individuale.

Por e projektuar nga Tirana sot, Dibra ngjan e vogël. E projektuar nga Brukseli sot, edhe Tirana ngjan e vogël. Por dhe vetë Brukseli në një plan tjetër krahasimi do të dukej i vogël në këtë dynja plot kontraste befasuese.

Ndoshta për këtë arsye, ndoshta për shkak të sistemit të ndryshëm të referencave, sot “provincialët” nuk janë në Dibër. Edhe pse një aksident jo politik i shkaktuar nga një zgjedhje e gabuar politike, solli zgjedhjet e parakohshme lokale në Dibër. Duke prishur pushimet për “provincialët” nga Tirana që për pak ditë do të zhurmojnë, brohorasin dhe bërtasin: Dibra, Dibra Uber Alles! Në kërkim të sovjetikëve të rradhës që do të shkaktojnë garën finale të radhës.

/javanews.al/

Etiketa: DibraDibra Uber Allesjavanews.alLorenc VangjeliLufta e FtohtëprovincialëtRruga e Arbritsovjetikët

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Për rritjen e pagave të drejtësisë : Gjykime profesionale, jo opinione fluturake!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com