Një grua nga Maqellara e Dibrës është gjetur e vdekur, ndërsa dyshohet se ajo mund t’i ketë dhënë fund jetës duke qëlluar veten me armë gjahu.
Bëhet fjalë për Nezvere Rubla rreth 30 vjeçe. Polica ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave.