Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, ku një 19 vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Burime nga vendi i ngjarjes, bëjnë me dije se viktima ka qenë duke gjuajtur peshk me korent ne lumin Drini i Zi.
19-vjeçari është paraqitur në spitalin rajonal të Dibrës pa shenja jete.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.