Rreth 150 banorë në njësinë administrative Arras në Dibër në vendin e quajtur Grykë Noka janë bllokuar prej 20 ditësh.
Raportohet se bllokimi i banorëve në këtë zonë ka ndodhur për shkak se përroi ka dëmtuar rrugën kryesore.
Banorët apelojnë për ndihmë pasi nuk kanë baza ushqimore për vete dhe bagëtinë.