Një 16 vjeçar ka vrarë veten duke u vetëvarur me litar në kasollen e bagëtive.
Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Zdojan të Dibrës.
16 vjeçari u gjend i vetvarur në kasolën e bagëtive nga vëllai i tij.
Më pas familjarët rreth orës 05:30 të mëngjesit të 30 nëntorit kanë njoftuar policinë.
Policia:“Viktima dyshohet se ishte vetvarur me litar në kasollen e bagëtive dhe është konstatuar nga vëllai i tij. Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dhe nga eksperti mjeko ligjor dyshohet se vdekja është shkaktuar si pasojë e vetvarjes në litar”.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve që çuan 16 vjeçarin të kryente aktin e vetvrasjes.