Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Dialogjet më të bukur të dashurisë tek “Dallga e shtatë”

Nga Alma Kodra 0

 

Ju i njihni Emi Rothnerin dhe Leo Leiken? Pra, ju e keni lexuar tashmë  “A të kam folur ndonjëherë për erën e veriut?“,  këtë histori të pazakontë dashurie, ku dy njerëz dashurohen duke shkëmbyer mesazhe e-mailesh, por pa e parë kurrë njëri-tjetrin.

Për ju historia e Emit dhe Leos ka përfunduar. Ndoshta për ju. Por jo për Emin dhe për Leon!

Ju jeni të mendimit se të dashuruarit e meritojnë të paktën një përballje të vetme reale dhe se ky roman e meriton një mundësi të dytë me një tjetër përfundim? Ja ku e keni atë!

Ju nuk e keni idenë se për çfarë po flitet? Pra, ju filloni të lexoni “Valën e shtatë“ pa ndonjë njohuri mbi erën e veriut? S´ka problem. Ja çfarë duhet të dini:

Leo Leike, pas një viti që ndenji në Boston, kthehet në apartamentin e tij në Vjenë. Aty atë e presin mesazhet e Emi Rothnerit. Të dy e kuptojnë shpejt se ndjenjat ndaj njëri-tjetrit janë ende të gjalla. Ndoshta ata duhet të takohen vërtet një herë të vetme. Por Leoja është i lidhur ndërkohë me një vajzë tjetër, ndërsa Emi është ende e martuar. Gjithsesi, në romanin e ri të Daniel Glattauer-it mësojmë se, kur gjashtë valët e para e kanë shkumëzuar bregun, pritet vala e shtatë. Dhe ajo gjithmonë të befason me furinë e saj.

Daniel Glattauer, shkrimtar dhe gazetar, ka lindur në vitin 1960 në Vjenë. Ja disa nga librat e shkruar prej tij: “Numërimi i milingonave” (2001); “Sepse” (2003); “Zogjtë ulërijnë” (2004); “Qeni i Krishtlindjes” (botim i ri, 2004).

Romani “A të kam folur ndonjëherë për erën e veriut?” (2006) arriti të bëhej bestseller dhe është përkthyer tashmë në shumë gjuhë të huaja. Ai ka korrur sukses edhe në formë të përpunuar për teatër, si dhe i digjitalizuar.

“Si duhet të vazhdojë më tej me ne, Leo? – Ashtu si tani.

A duhet të vazhdojë historia jonë? – Patjetër.

Në ç’drejtim? – Askund. Thjesht të vazhdojë. Ti jeton jetën tënde. Unë jetoj jetën time. Dhe ç’mbetet, e jetojmë së bashku.“

“Një nga dialogët e dashurisë më magjepsëse dhe të mençur të së tashmes.“

Volker Hage, Der Spiegel

Skeda:

Daniel Glattauer

Dallga e shtatë

Roman

Përktheu: Rezarta Reimann

Nr. faqe: 257

ISBN 978-9928-176-09-7

Çmimi: 900 lekë

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej