Shtëpia e Alfabetit në Manastir është dhunuar pikërisht në Ditën e Alfabetit. Në muret e saj janë shkruar parrulla antishqiptare, si dhe është vizatuar kryqi i thyer nazist.
Derës së shtëpisë-muze i janë thyer qelqet dhe në mure është shkruar “Vdekje për shqiptarët!”.
Ende nuk dihen autorët e këtij akti vandal, i cili ndodh në Ditën e Alfabetit, kur muzeun e vizitojnë shumë njerëz nga të gjitha trojet shqiptare.