Dhunimi i vajzës nga Ferizaj, detaje të reja: Familja dyshohet se… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhunimi i vajzës nga Ferizaj, detaje të reja: Familja dyshohet se…

11:27 | 19/09/2022
në Kosove Rajon
0

Një tjetër rast i dhunimit seksual ndaj një vajze ka ndodhur në Ferizaj. Policia ka prangosur një të dyshuar, i cili sipas policisë ka të kaluar kriminale. Viktima është 18-vjeçe ndërsa i dyshuari 42-vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar Basri Shabani, drejtor i policisë rajonale në Ferizaj. I dyshuari është arrestuar të dielën dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Ka ndodh një dhunim. I dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit. I dyshuari është me të kaluar kriminale”.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

I pyetur se për sa kohë dyshohet se 18-vjeçarja ka qenë viktimë e dhunimit, ai tha “hetuesit janë duke punuar në atë drejtim”. Kujtojmë se rastet e dhunimit janë shtuar në masë të madhe kohëve të fundit, njëri prej rasteve më çnjerëzore ka qenë dhunimi seksual i vajzës 11-vjeçe në Prishtinë nga 6 persona të dyshuar. E njëjta ka qenë viktimë e dhunimit edhe në qershor të këtij viti

Kanë dal detaje të reja të rastit të tmerrshëm të dhunimit të një 18-vjeçareje në Ferizaj, e cila përveç që u keqtrajtua seksualisht, edhe u detyrua të punojë në një lokal në Fushë Kosovë. Por ky rast i trishtë është edhe me tronditës. Dyshohet se si vajza përfundoi në duart e dhunuesve pasi familja e martoi në moshën 15-vjeçare.

Dhuna e tmerri që ajo ka përjetuar dyshohet se nisën që kur u martua para tri vitesh, periudhë kjo gjatë së cilës ajo dëshironte të ndahej nga burri, por s’u lejua prej prindërve të saj. Jeta e saj ndryshoi para rreth një viti, kur vajza u njoftua me tashmë të dyshuarin për dhunimin e saj.

Biseda në rrjete sociale me të dyshuarin F.E., e bindi vajzën që të vendos për të jetuar me të dhe ashtu edhe ndodhi. I dyshuari e mori në fshat viktimën dhe nisën bashkëjetesën për disa muaj. Kjo kohë për të ishte e tmerrshme, pasi ka përjetuar dhunë fizike e psikike në mënyrë sistematike.

Për të shpëtuar edhe kësaj radhe, vajza u njoftua me një person tjetër. Në deklaratën e saj thuhet se me burrin tjetër ka qëndruar vetëm disa ditë, pasi ai u largua nga Kosova, por kjo mbeti në shtëpinë e tij.

Meqë edhe kësaj radhe ishte viktimë, ajo vendosi të kthehej në familjen e saj. Rruga për në Suharekë i doli e trishtë. Ajo e takoi sërish të dyshuarin F.E., i cili ia zuri pritën dhe me forcë e dërgoi në Ferizaj. Atje, dyshohet se e dhunoi në një motel, kur përveç që e keqtrajtoi seksualisht, dyshohet se edhe e sulmoi fizikisht.

Dhuna seksuale, fizike e pskike që ushtroi ndaj vajzës herën e dytë, dyshohet se F.E., e bëri nën akuzat se vajza e tradhtoi. Për të marrë hak, pasi abuzoi seksualisht me të, ai e dërgoi në një lokal në Fushë Kosovë, ku dyshohet se e detyroi të punojë si kamariere.

Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh, por është zbuluar dje, kur vajza, e tmerruar nga ajo që ka ndodhur kishte arritur që përmes dikujt në lokal, të kërkojë ndihmë nga Policia. Fatmirësisht, dikush i ndihmoi dhe u zbardhën detajet e para të rastit.

Policia është aktivizuar menjëherë për të siguruar prezencën e të dyshuarit, me ç ‘rast i njëjtit është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë për veprën penale “Dhunimi”.

Etiketa: detajedhunimFerizajngjarje

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Abazoviç nga SHBA: Biden mund ta shpëtojë rajonin nga ndikimi rus dhe kinez

Abazoviç nga SHBA: Biden mund ta shpëtojë rajonin nga ndikimi rus dhe kinez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Lautaro Martinez përfiton nga gabimi i Gjimshitit, Inter fiton dhe kryeson –

Lautaro Martinez përfiton nga gabimi i Gjimshitit, Inter fiton dhe kryeson –

23:08 | 28/12/2025
Fitoi populli i Kosovës dhe Republika! Ftoj partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend –

Fitoi populli i Kosovës dhe Republika! Ftoj opozitën për bashkëpunim parlamentar –

22:56 | 28/12/2025
Fitoi populli i Kosovës dhe Republika! Ftoj partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend –

Fitoi populli i Kosovës dhe Republika! Ftoj partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend –

22:52 | 28/12/2025
Vetëvendosja me 50% të votave, drejt bërjes vetëm të qeverisë, kreu i LDK paralajmëron dorëheqjen –

Vetëvendosja me 50% të votave, drejt bërjes vetëm të qeverisë, kreu i LDK uron Kurtin dhe paralajmëron dorëheqjen –

22:42 | 28/12/2025
Vetëvendosja me 50% të votave, drejt bërjes vetëm të qeverisë, kreu i LDK paralajmëron dorëheqjen –

Vetëvendosja me 50% të votave, drejt bërjes vetëm të qeverisë, kreu i LDK paralajmëron dorëheqjen –

22:40 | 28/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Lautaro Martinez përfiton nga gabimi i Gjimshitit, Inter fiton dhe kryeson –
  • Fitoi populli i Kosovës dhe Republika! Ftoj opozitën për bashkëpunim parlamentar –
  • Fitoi populli i Kosovës dhe Republika! Ftoj partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend –
  • Vetëvendosja me 50% të votave, drejt bërjes vetëm të qeverisë, kreu i LDK uron Kurtin dhe paralajmëron dorëheqjen –
  • Vetëvendosja me 50% të votave, drejt bërjes vetëm të qeverisë, kreu i LDK paralajmëron dorëheqjen –
  • “Poshtë qeveria!”, dalin pamjet e protestës së qytetarëve, prishin festën e Bashkisë së Vlorës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Lautaro Martinez përfiton nga gabimi i Gjimshitit, Inter fiton dhe kryeson –
  • Fitoi populli i Kosovës dhe Republika! Ftoj opozitën për bashkëpunim parlamentar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com