Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Prishtinë, ku një 11-vjeçare u përdhunua nga 5 persona.
Jetonin vetëm në një shtëpi në Vranjefc të Prishtinës. Ekrem Rexhepi bashkë me vëllain 16 vjeçar, me inicialet G.R të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçarës nuk komunikonin as me pjesën tjetër të familjes. Madje edhe për përfshirjen e dy vëllezërve në këtë vepër kriminale, familja kishin dëgjuar përmes avokatit të Ekrem Rexhepit.
Ata mbetën të shokuar kur kanë dëgjuar se dy vëllezërit dyshohet të kenë dhunuar 11-vjeçaren. Për shkak të problemeve të krijuara vazhdimisht, vëllezërit Rexhepi nuk kanë raporte të mira as me familjarët tjerë që jetojnë këtu në Ballaban të Prishtinës.
Fqinjët këtu i treguan T7 se vëllezërit e dyshuar kanë sjellë vazhdimisht probleme të natyrave të ndryshme. Kjo gjë konfirmohet edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë që kanë konfirmuar se Rexhepi ka qenë i përfshirë edhe në vepra tjera penale.
Në paraqitjen e tij para trupit gjykues, Rexhepi është mbrojtur në heshtje, ndërkohë T7 mëson se pala mbrojtëse ka kërkuar t’i bëhet ekzaminimi mjekësorë për t’u vërtetuar nëse 26-vjecari kreu aktin seksual me të miturën.
Rexhepit, vëllait të tij 16 vjeçar dhe dy të akuzuarve të tjerë për kryerjen e veprës penale dhunim ndaj të 11 vjeçare iu është caktuar masa e paraburgimit një muaj. Ndërkohë Sh.K i dyshuari i pestë i moshës 19 vjeçare, është kapur këtë të martë nga policia e Kosovës. Në rrjetet sociale, 19-vjecari ka publikuar vazhdimisht video ku shihet i armatosur.
Madje në kohën sa ishte në kërkim, i akuzuari Sh.K publikoi një video mesazh duke besuar se do të jetë i pa prekshëm dhe së nuk është pishman për atë që ka bërë.