Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi shkarkon edhe drejtoreshën e shtëpisë së Fëmijës
Pas publikimit në media të viodeos ku dhunohëj fëmija në shtëpinë e foshnjes në Durrës, reagoi ministri i mirëqënies socialiet Blendi klosi. Ai ka kërkuar ndkeje pneale për kujdestaren që dhunoi fëmijën si dhe shkarkimine drejtoreshës së institucionit.
“Është vetëm hapi i parë drejt zbardhjes së plotë të këtij rasti të rëndë dhe identifikimit të të gjitha përgjegjësive të drejtueses dhe stafit të këtij institucioni” thuhet në njoftimin e ministrisë.
Ministri Klosi, urdhëroi menjëherë ngritjen e një grupi kontrrolli, i drejtuar nga Nëndrejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror, i cili po kryen kontroll në këtë Qendër për të analizuar në thellësi rastin e ndodhur të dhunës, për të identifikuar qartë përgjegjësitë, jo vetëm të punonjëses së përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, por edhe të stafit të qendrës e drejtueses së saj.