Dhjetë persona humbin jetën nga përplasja e autobusit në Australi – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhjetë persona humbin jetën nga përplasja e autobusit në Australi –

08:12 | 12/06/2023
në Uncategorized
0

Të paktën 10 persona humbën jetën dhe 25 të tjerë u plagosën pasi një autobus që transportonte mysafirë të një dasme humbi kontrollin në një rrethrrotullim në shtetin Australian të Uellsit të Ri Jugor, njoftoi policia të hënën në mëngjes.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:30 të dielën pranë qytetit Greta, rreth 180 kilometra në veriperëndim të Sidneit. Aksidenti ndodhi në rajonin Hunter, i njohur për vreshtat dhe për lokacionet ku organizohen dasmat.

“E dimë se ata kishin qenë në një dasmë së bashku dhe se po udhëtonin së bashku…me sa duket drejt akomodimeve të tyre”, tha komisionerja e Policisë, Tracy Chapman gjatë një konference për media.

Policia po përpiqet ende të identifikojë të gjithë pasagjerët, tha ajo.

Shoferi 58-vjeçar i autobusit, i cili u arrestua, pritet të përballet me akuzat lidhur me aksidentin, siç deklaroi Chapman. Pas ngjarjes, ai u dërgua në spital për testim të detyrueshëm të alkoolit dhe drogës.

Edhe pse mjegulla e dendur ishte e pranishme në zonë në atë kohë, shkaku i saktë i aksidentit rrugor, i cili është më i rëndëi në Australi në gati tre dekada, nuk është përcaktuar ende, sipas Chapman.

Australia përjetoi dy aksidentet më vdekjeprurëse të autobusëve në vitin 1989, të dyja të ndodhura në shtetin e Uellsit të Ri Jugor. Në këtë aksidente u përfshin dy autobusë që u përplasën mes vete, ku 55 pasagjerë humbën jetën.

Për më tepër, në vitin 1973, një dështim i frenave çoi në rrëzimin e një autobusi turistik në një shpat, duke rezultuar në vdekjen e 18 njerëzve.

Kryeministri australian Anthony Albanese shprehu “ngushëllimet më të thella” për familjet e personave që humbën jetën.

“Të gjithë ne e dimë gëzimin e të shkuarit në një dasmë…ato janë disa nga momentet më të lumtura që mund të kesh. Për një ditë të gëzueshme si ajo, në një vend të bukur, për të përfunduar me humbje kaq të tmerrshme jete dhe lëndime është kaq mizore, është kaq e padrejtë”, u tha Albanese gazetarëve.

Banorët e zonës janë mbledhur për të bërë homazhe dhe për të vendosur lule pranë vendit të aksidentit.

Vendi ku u organizua dasma, një kantinë e verës e quajtur Wandin Valley Estate, u mbyll të hënën.

“Jemi thellësisht të pikëlluar kur dëgjuam për përplasjen e autobusit gjatë natës që ka marrë jetën e disa prej mysafirëve tanë”, kanë thënë organizatorët.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Kosova shënon sot 24-vjetorin e çlirimit –

Kosova shënon sot 24-vjetorin e çlirimit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama ka vendosur të lëshojë Ballukun për të shpëtuar veten dhe Lindën –

11:29 | 18/12/2025
Skandali ‘pushton’ Kuvendin sot/ Noka e lagu me ujë! Komandanti i Gardës tenton të hakmerret me deputetin –

11:13 | 18/12/2025
Endri Shabani betohet në Kuvend mes kaosit si Avokat i Poppullit, puth edhe opozitën –

10:53 | 18/12/2025
“Sillni palloshin dhe Ballukun!” Klevis Balliu tenton të hipë mbi tavolinë, por bie mbi Albana Vokshin –

10:37 | 18/12/2025
Përplasje të forta në Kuvend, deputetët e opozitës zënë vendet e ministrave, përplasen me gardën/ –

10:19 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Rama ka vendosur të lëshojë Ballukun për të shpëtuar veten dhe Lindën –
  • Skandali ‘pushton’ Kuvendin sot/ Noka e lagu me ujë! Komandanti i Gardës tenton të hakmerret me deputetin –
  • Endri Shabani betohet në Kuvend mes kaosit si Avokat i Poppullit, puth edhe opozitën –
  • “Sillni palloshin dhe Ballukun!” Klevis Balliu tenton të hipë mbi tavolinë, por bie mbi Albana Vokshin –
  • Përplasje të forta në Kuvend, deputetët e opozitës zënë vendet e ministrave, përplasen me gardën/ –
  • Po hetohet! Aktet hetimore përbëjnë “sekret” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama ka vendosur të lëshojë Ballukun për të shpëtuar veten dhe Lindën –
  • Skandali ‘pushton’ Kuvendin sot/ Noka e lagu me ujë! Komandanti i Gardës tenton të hakmerret me deputetin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com